Dita Botërore e Shpendëve Shtegtues u festua ndryshe në qytetin e Gjirokastrës. Pas një prezantimi të mbajtur në gjimnazin “Siri Shapllo” mbi rëndësinë e kalit të qyqes dhe situatën kritike që ky lloj gjendet, rreth 30 studentë të kësaj shkolle morën pjesë në eventin “GjiroRun – Vrapo për kalin e qyqes”. Studentët u solidarizuan me iniciativën për ruatjen dhe mbrojtjen e kalit të qyqes në vend duke vrapuar me bluzat e këtij lloji.
Ky aktivitet u organizua nga AdZM Gjirokastër me mbështetjen e PPNEA-së. Një falenderim i vecantë i shkon Policisë Rrugore dhe Spitalit Rajonal të Gjirokastrës për prezencën dhe zbatimin e mirë e të qetë të këtij aktiviteti. Shpresojmë që ky event sportiv të bëhet i përvitshëm dhe të kemi më shumë pjesëmarrës në vitet në vazhdim.