INVENTARIZIMI I SHPENDËVE FOLEZUES NË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS

INVENTARIZIMI I SHPENDËVE FOLEZUES NË PARKUN KOMBËTAR TË PRESPËS
Inventarizimi i parë i shpendëve folezues në Parkun Kombëtar të Prespës është realizuar 10 vite më parë në kuadër të hartimit të planit të menaxhimit të kësaj zone të mbrojtur. Për të kuptuar efektshmërinë e masave të marra ndër vite, si dhe ecurinë e popullatave të shpendëve folezues, ekipi ynë realizoi një inventarizim të dytë. Ky proces u realizua duke vizituar çdo habitat të mundshëm të basenit të Prespës, si ato ujore, shkurrore, pyjore, apo edhe kullotat alpine.
 
Shpendët janë tregues të cilësisë së mjedisit, prandaj të dhënat e gjeneruara do të na japin mundësinë të vlerësojmë cilësinë e ekosistemeve, të identifikojmë ndryshimet, si dhe të gjykojmë mbi arsyet e mundshme që fshihen pas këtyre ndryshimeve (nëse identifikohen të tilla).
 
Rezultatet e këtij procesi do të ndahen me institucionet përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe aktorë të tjerë, duke shërbyer si bazë infomacioni për ndërmarrjen e masave konservuese në të ardhmen. Gjithashtu, përfundimet e nxjerra nga inventarizimi do të publikohen në një raport i cili do të jetë i aksesueshëm nga kushdo në faqen web të PPNEA.
 
Inventarizimi i shpendëve folezues në Parkun Kombëtar të Prespës u realizua në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura të Qarkut të Korçës, të cilën gjejmë rastin ta falënderojmë.
 
©M. Topi
 
©Z. Vorpsi/ PPNEA
 
©M. Topi
 
©PPNEA
Postime të ngjashme