Jeta e eger ne Shqiperi

Jeta e eger ne Shqiperi

Jetë e Egër në Shqipëri: Iniciativa e PPNEA për Gjitarët e Mëdhenj.

JETË E EGËR NË SHQIPËRI është një PODCAST që synon të informojë publikun e gjerë në Shqipëri dhe përtej kufijve të saj me tema të ndryshme për jetën e egër, shërbimet e ekosistemit, ndryshimin klimatik në zhvillimin e qëndrueshëm dhe shumë tema të tjera me fokus ruajtjen e mjedisit dhe natyrës, rëndësinë e biodiversitetit.

Tema kryesore e këtij Episodi të Parë janë iniciativat e PPNEA-s të ndërmarra për “Gjitarët e Mëdhenj”, bisedë e zhvilluar me Bledi Hoxha, Biolog.

I ftuari na jep një panoramë të plotë të nismave për ruajtjen e individëve të pranishëm në Shqipëri dhe bashkë nxjerrim në pah çfarë kërcënimesh has popullsia e tyre.

Në pak minuta do të njiheni me:

– Programin e Rimëkembjes së Rrëqebullit të Ballkanit;

– Ariun e Murrmë;

– Mbrojtjen e Deltës së Vjosës nga zhvillimi i paqëndrueshëm;

– Forcimin e ruajtjes së faunës dhe florës në Prespën ndërkufitare.

Moderuar nga Xherrri, një dashamirës i natyrës, çdo episod do të ketë të ftuar të larmishëm si akademikë, shkencëtarë, aktivistë dhe adhurues të natyrës që do të ndajnë tema të rëndësishme duke promovuar nisma pozitive për ruajtjen e natyrës dhe jetesës së qëndrueshme.

🔗LINKU NË BIO

Postime të ngjashme