Një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Universitetit të Korçës dhe PPNEA.

Një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Universitetit të Korçës dhe PPNEA.

U firmos marrëveshja e bashkëpunimit, mes Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të Bujqësisë të Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë – UNIKO dhe PPNEA-s, për zhvillimin e praktikave mësimore dhe profesionale si dhe vizitave në mjedis nga studentët e ciklit Bachelor dhe Master.

Kjo marrëveshje do të lejojë identifikimin dhe implementimin e prioriteteve në fushën e kërkimit shkencor, si dhe vënien në dispozicion të aseteve të ndërsjellta për sigurimin e kapaciteteve të nevojshme fizike, logjistike dhe burimeve njerëzore për zhvillimin me standarte dhe cilesinë e nevojshme.

Duke marrë parasysh praninë e zonave të mbrojtura në qarkun e Korçës dhe rëndësinë e çështjeve të biodiversitetit dhe ruajtjes së natyrës, si dhe kontekstin ndërkufitar për Parkun Ndërkufitar të Prespës, kjo marrëveshje përfaqëson një domosdoshmëri për ndërmarrjen e aksioneve të përbashkëta me natyrë kërkimore dhe ndërgjegjësuese.

Veprimet e koordinuara të të dy institucioneve do të bëjnë të mundur të evidentohen, parandalohen si dhe minimizohen problemet mjedisore.
Ne jemi të lumtur që jemi në gjendje të sigurojmë një platformë për studentët tanë për të kuptuar dhe shfrytëzuar thellësisht mundësitë që ofron mjedisi dhe për të bërë një ndryshim pozitiv në botën që na rrethon.
Bashkëpunimi ynë është një hap i rëndësishëm në drejtim të ndërtimit të një shoqërie të ndërgjegjshme mjedisore.

Postime të ngjashme