Thirrje për aplikim
Pozicion pune pranë PPNEA
Pozicioni: Oficer komunikimi dhe marrëdhënie me publikun (PR)
PPNEA kërkon të punësojë një oficer komunikimi.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të angazhohet si përgjegjës komunikimi dhe për marrëdheniet me publikun dhe mediat (PR) në organizatë
- Të kontrollojë dhe menaxhojë adresat e kontaktit të PPNEA
- Të mirëmbajë dhe përditësojë faqet elektronike të PPNEA-s dhe rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, LinkedIn.
- Të menaxhojë, katalogizojë dhe shpërndajë në mënyrë të rregullt korrespondencën postare të PPNEA;
- Të ndjekë planin e komunikimi vjetor dhe të kompilojë atë për vitet e ardhshme;
- Të sigurohet që aktivitetet e PPNEA të pasqyrohen në media në kohë dhe të kenë impakt maksimal vizibiliteti;
- Mirëmbajtja e databazës, listës së kontakteve të mediave, krijimi i kontakteve të reja si dhe të ndihmojë në rritjen e prezencës së PPNEA-s në media.
- Të angazhohet në shkrimin, editimin, përpunimin e njoftimeve për shtyp, artikujve, materialeve të komunikimit, historive me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe influencimin e opinionit publik, si dhe të jetë i gatshëm të organizojë dhe jap intervista me media të ndryshme.
- Të monitorojë e të vleresojë mbulimin e këtyre aktiviteteve në media përfshirë dhe rrjetet sociale).
- Të marrë pjesë dhe ndihmojë në organizimin e eventeve, takimeve, konferencave të ndryshme për nevojat e PPNEA.
- Të hartojë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me përmbajtje inovative dhe bashkëkohore.
- Të ndihmojë në identifikimin e kanaleve të reja bashkëkohore të komunikimit për të rritur vizibilitetin, impaktin dhe rezultatet e programeve të PPNEA.
- Të mirëmbajë kontaktet me rrjetet e komunikimit, të krijojë rrjete dhe kontakte me gazetarë si dhe të ndihmojë në rritjen e prezencës së PPNEA në media.
- Të takohet rregullisht me menaxherët e projekteve dhe stafin e PPNEA, të marrë pjesë në aktivitetet e kërkuara si dhe të hartojë raporte vjetore për aktivitetet përkatëse.
Kriteret të cilat duhet të plotësojnë kandidatët që do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje:
- Të jetë i/e diplomuar në fusha të profileve të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun ose në fusha mjedisore por me kualifikime apo trajnime të mëtejshme në komunikim dhe marrëdhënie me publikun.
- Të jetë i/e disponueshëm për punë me kohë të plotë (40 orë pune/javë).
- Të ketë njohuri të shkëlqyera në komunikimin dhe shkrimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze (për gjuhën angleze do të kërkohet dëshmi kualifikimi si TOEFL, IELTS, etc.).
- Njohuri bazike i të paktën një prej programeve Adobe Ilustrator / Lightroom ose programe ekuivalente me to, përbën avantazh.
- Njohuri në WordPress përbën avantazh.
- Të ketë cilësi të mira personale që lidhen me punën në grup. Të jetë në gjendje të zbatojë një standard të lartë sjellje dhe komunikimi në ambientin e punës dhe në gjithë hapësirën profesionale të lidhur me të.
- Të ketë iniciativë vetjake dhe gatishmëri për të rritur kapacitet profesionale.
- Kandidatët me eksperienca të mëparshme pune me tematika mjedisore do të kenë përparësi përzgjedhjeje.
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret mësipërme janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në formë elektronike në adresën
[email protected]. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë dokumentat e listuara më poshtë:
- Vërtetime të kualifikimeve profesionale (Diploma, çertifikata) që dëshmojnë aftësitë në komunikim, aftësitë kompjuterike të zotërimit të software-ve dhe aftësitë e zotërimit të gjuhës angleze.
- Letër interesi, ku të shprehet qartë se kandidati plotëson kriteret e kërkuara dhe motivimi për të aplikuar në këtë pozicion. Letra e interesit mund të jetë deri në 2 faqe A4 dhe shkruar me shkrim “Times New Roman” të madhësisë “12”. Letra e interesit duhet dërguar në gjuhën shqipe dhe atë angleze.
- Letra reference nga punëdhënës apo supervizorë të mëparshëm.
Afati i fundit i aplikimit është data
31 Tetor 2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen nga PPNEA. Nëse nuk merrni nje mesazh konfirmues nga PPNEA për intervistë, nuk jeni përzgjedhur për vlerësim të mëtejshëm në këtë pozicion.