Orari i drekës për Kalin e Qyqes në luginën e Drinos

Orari i drekës për Kalin e Qyqes në luginën e Drinos
Përveç monitorimit të Kalit të Qyqes, në terren që është kënaqësi e papërshkrueshme por edhe impenjative, një tjetër mundësi fantastike për vëzhgimin e këtij lloji të veçantë janë edhe kamerat kurth dhe live të vendosura nga stafi I PPNEA-s në stacionet përkatëse ku mundësojmë ushqim për të.
Kali i Qyqes ulet e viziton shpesh stacionin e vendosur në Luginën e Drinos, madje pasi përfundon drekën e tij, transporton i lumtur ushqim edhe në fole.
Rrjeti lokal i Shpëtimtarëve të Kalit të Qyqes, është aty gjithmonë për të na ndihmuar, në furnizimin e vazhdueshëm me ushqim për shkabën tonë të fundit.
Përfitues nga restoranti jonë i hapur në natyrë, janë shpesh edhe shpendët e tjerë si korbi, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e ushqimit, pa shumë mund.
Postime të ngjashme