Klaudia Koçi
Meanxhere programi
Klaudja iu bashkua PPNEA-së në fund të vitit 2014, për të punuar si koordinatore e PrespaNet në Parkun Kombëtar të Prespës. Pak kohë më pas, ajo u angazhua edhe si Oficere për Edukimin në Natyrë, duke hartuar dhe zbatuar aktivitete me fëmijë dhe mësues në disa zona të Shqipërisë, rreth rrëqebullit të Ballkanit, Pelikanit dhe shpendëve të tjerë, Kalit të qyqes dhe Zonave të Mbrojtura.
Nga menaxhimi i programit të Zyrës Lokale të Prespës deri te drejtimi i një nisme novatore për Shqipërinë, të njohur si Ruajtja e Konektivitetit ose Korridoret Ekologjike, që synon të hapë rrugën për zbatimin e këtij koncepti në vend, Klaudja po përdor njohuritë dhe përvojën e saj për të përforcuar punën për ruajtjen e natyrës në Shqipëri.
Ajo është Alumni e Akademisë për Liderët e Natyrës të MAVA (2021-2022) dhe e programit të masterit Erasmus+ ‘’Transcultural European Outdoor Studies’’ (2012-2014), si Alumni e Universitetit Philipps Marburg (Gjermani), Universitetit të Cumbria (Angli) dhe Shkollës së Shkencave të Sportit të Oslos (Norvegji). Interesat e saj kërkimore përfshijnë edukimin në natyrë, sistemet e qeverisjes dhe menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.