Në fillimi të muajit korrik, grupimi i organizatave mjedisore që paditi institucionet qeveritare për ndërtimin e aeroportit mori një lajm të mirë mbi këtë cështje nga Gjykata Administrative e Apelit. Vendimi pas ankimimit të OJQ-ve paditëse, rrëzon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e shpalli çështjen të papranueshme në dhjetor 2022 dhe urdhëron rishikimin e padisë nga e para nga një trup tjetër gjyqtarësh të Gjykatës së Shkallës së Parë. Ky vendim rikthen të vazhdojnë betejen OJF-të, PPNEA dhe AOS, për të vijuar procesin kundër zhvillimit të Aeroportit të Vlorës.
Organizatat e Shoqërisë Civile mjedisore, PPNEA dhe AOS, të mbështetura nga organizatat ndërkombëtare si EuroNatur dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar, më 23 nëntor 2022 paditën autoritetet shqiptare për ndërtimin e paligjshëm të aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur. Paditësit kanë dokumentuar prova të parregullsive dhe shkeljeve të ligjeve para dhe gjatë ndërtimit të këtij projekti shkatërrues, ndërtimi I së cilit ka nisur që në vitin 2021 pa leje ndërtimi, pasi ky document është dhënë vetëm në fillim të shkurtit 2023.
https://www.facebook.com/watch/?extid=CL-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&v=243319461961345