Ledi Selgjekaj
Menaxhere Projekti

Ledi ka përfunduar studimet Bachelor në Biologji dhe Master i Shkencave në Biologji Mjedisore, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Fusha kryesore e interesit dhe ekspertiza e saj qëndron në fushën e Ornitologjisë, ku ajo është pjesë e programit të PPNEA për ruajtjen e shpendëve, duke realizuar punë kërkimore dhe monitorime në terren për shpendët. Aktualisht Ledi po realizon doktoraturën në Hungari, duke u specializuar më shumë në këtë drejtim.
Në PPNEA Ledi menaxhon projektin “BalkanDetox Life“, i cili ka në fokus reduktimin e helmimit të jetës së egër, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të institucioneve ligj zbatuese dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këtë fenomen në Ballkan.