Lorena Pyze Xhafaj

Menaxhere e Komunikimit dhe Marrëdhënies me Publikun

Lorena është berë pjesë e PPNEA në fillimin e vitit 2023 duke sjellë eksperiencën e saj të gjatë mediatike, 10 vjeçare, si pjesë televizioneve më të njohura në Shqipëri në rolet e ndryshme si gazetare investigative, kryeredaktore, autore dhe prezantuese e departamentit të produksionit dhe informacionit.

Edukimi i saj në Psikologji dhe Masteri në Drejtim dhe Administrim, së bashku me përvojën 7-vjeçare në zyrën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka pasuruar njohuritë dhe aftësitë e saj në njohjen e thellë të fushave të prokurimit, financës, administratës, ligjeve dhe rregullave që përcaktojnë veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare që operojnë në kuadër të misioneve madhore për zhvillimin global.

Lorena luan një rol kyç në PPNEA, në ndërtimin e strategjive të komunikimit, krijimin dhe zbatimin e fushatave ndërgjegjësuese, promovimin e iniciativave mjedisore të organizatës, si dhe forcimin e partneriteteve me aktorë dhe organizata ndërkombëtare.