LUFTIMI I VRASJES DHE MBAJTJES SË PALIGJSHME TË SHPENDËVE NË SHQIPËRI
Vrasja e paligjshme e shpendëve (IKB) përbën ende një problem edhe pse jemi nën zbatimin e moratoriumit të gjuetisë. Raporti i BirdLife International (2015) për Vrasjen e Paligjshme të Shpendëve në Mesdhe vlerëson se 206,000-325,000 shpendë mund të vriten ose merren ilegalisht çdo vit në Shqipëri. Gjuetia e paligjshme ishte lloji kryesor i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm. Zonat më problematike renditin dy ligatina, disa prej tyre IBA të Shkodrës dhe Lalzit dhe gjithashtu zonat tokësore duke përfshirë rajonet e Shkodrës, Tiranës dhe Korçës si disa nga zonat më problematike.
Arsyet e ekzistencës së aktiviteteve të vrasjes së palogjshme janë të shumta por kryesisht të lidhura me mungesën e zbatimit të duhur të legjislacionit për gjuetinë, faunën, biodiversitetin dhe zonat e mbrojtura. Kjo lidhet edhe me mungesën e një legjislacioni gjithëpërfshirës të gjuetisë, mungesën e kapaciteteve dhe nevojën për ndërgjegjësim dhe edukim të mëtejshëm duke garantuar mbrojtjen e faunës dhe gjuetinë e qëndrueshme.
Nëpërmjet zbatimit të këtij projekti, PPNEA synon: (i) Të ulë rastes e vrasjes së pasligjshme të shpendëve në zonat e projektit; (ii) Rishikimi i shtrirjes së IKB në Shqipëri dhe vlerësimi i ndikimit të tij në zvogëlimin e popullatave të shpendëve; (iii) Përmirësimi i legjislacionit të gjuetisë në Shqipëri, drejt një gjuetie më të përgjegjshme dhe të qëndrueshme; (iv) Rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi ndikimet e IKB-së.
Periudha kohore: 2018 – 2022
Financimi: Fondacioni MAVA përmes EuroNatur
Shteti: Shqipëri
Partnerët: EuroNatur, AOS
Personi që mund të kontaktoni në Shqipëri: Zydjon Vorpsi | PPNEA