Mbjellja e 1200 fidaneve verri

Mbjellja e 1200 fidaneve verri

Më shumë se 1200 fidanë për të ruajtur autenticitetin e pyjeve me vërri në Prespë.

Pyjet me vërri në Prespë janë habitate të rëndësishme për një shumëllojshmëri të jetës së egër, duke përfshirë shpendë, gjitarë dhe insekte. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në mjedis, pasi ndihmojnë në stabilizimin e brigjeve të lumenjve dhe liqeneve dhe filtrimin e ujit. Drurët e vërriut përshtaten veçanërisht mirë me mjediset e lagështa dhe kënetore dhe sistemet e tyre rrënjore mund të ndihmojnë në stabilizimin e tokës dhe parandalimin e erozionit.

Fatkeqësisht, në dekadat e fundit, ato janë përballur me kërcënime të shumta në rajonin e Prespës, si natyrore ashtu edhe të shkaktuara nga njeriu. Pyjet e vjetra dhe të ruajtura mire të vërriut, nuk janë më të zakonshme, por një pamje e rrallë.

Në vitin 2022, me ndihmën e autoriteteve lokale dhe kombëtare, PrespaNet u bë nismëtar i restaurimit të pyjeve të vërriut në Prespë, me më shumë se 1000 fidanë të mbjellë në 0.8 ha në Maqedoninë e Veriut.

Këtë vit ne do të përsërisim aktivitetet si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi, duke sjellë këtë përvojë të rëndësishme të PrespaNet, që do të sigurojë ndërlidhje më të mirë ekologjike në të gjithë rajonin ndërkufitar dhe do të ndihmojë në ruajtjen e ekosistemeve të shëndetshme, duke përmirësuar cilësinë e ujit e tokës, siguruar habitate për jetën e egër dhe sekuestrimin e karbonit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe restaurimit të mjedisit natyror në Shqipëri.

Postime të ngjashme