REDUKTIMI I RREZIKUT TË ELEKTROSHOKUT PËR SHPENDËT NË SHQIPËRI

REDUKTIMI I RREZIKUT TË ELEKTROSHOKUT PËR SHPENDËT NË SHQIPËRI
Pavarësisht masave të marra për ruajtjen e kalit të qyqes në vendin tonë, ky lloj i rrezikuar ende përballet me kërcënime thelbësore si helmimi, humbja e habitatit dhe, së fundmi, elektroshoku.
 
Për të vlerësuar kërcënimin që paraqesin linjat e energjisë në territoret e kalit të qyqes, si elektroshoku apo përplasja me këtë infrastrukturë, organizatat partnere në vendin tonë kanë kryer një studim në Luginën e Drinos.
 
Për më shumë informacion mbi studimin, rezultatet dhe rekomandimet specifike për zvogëlimin e rrezikut të paraqitur nga linjat e energjisë, lexoni raportin e plotë.
 
© PPNEA
Postime të ngjashme