STUDENTËT E BIRDON NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË – KARAVASTA

STUDENTËT E BIRDON NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË – KARAVASTA
Pas shumë sesioneve të zhvilluara deri më tani, ekipi i BirdON vazhdon traditën duke vizituar ligatina të ndryshme në vendin tonë. Nëpërmjet këtyre sesioneve praktike, studentët po mësojnë jo vetëm mbi llojet e ndryshme të shpendëve që popullojnë këto zona, identifikimin dhe dallimin e tyre, por dhe mbi diversitetin e ligatinave të vendit tonë.
 
Ekipi i shpendkundruesve të rinj, së fundmi, ka vizituar një nga zonat ligatinore më të rëndësishme në Shqipëri, lagunën e Karavastasë, pjesë e Parkut kombëtar Divjakë – Karavasta. E listuar që prej vitit 1994 si një ligatinë me rëndësi ndërkombëtare (Ramsar), apo që prej vitit 2003 si një Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA), kjo lagunë përfaqëson një oaz për jetën e egër dhe sidomos për avifaunën.
 
Gjatë kësaj praktike studentët tanë identifikuan dhe numëruan mbi 40 lloje shpendësh, ku midis tyre mund të përmendim pulëbardhën e përhime (Larus canus), rosën e përhime, (Mareca strepera) individë të çafkës sqeplugë (Platalea leucorodia), grupime të mëdha të baltakëve, apo edhe lloje të tjera të rosave, dallëndysheve të detit dhe shpendëve grabitqarë. Megjithatë, pamja më e veçantë për të gjithë, ishte grumbullimi i rreth 200 pelikanëve në një prej ishujve të zonës. Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta përfaqëson të vetmen zonë folezimi për pelikanin kaçurrel në Shqipëri.
 
Ekipi ynë u shoqërua edhe nga përfaqësues të AdZM Fier, të cilët ofruan ndihmën e tyre gjatë ekspeditës, si dhe diskutuan me studentët mbi vlerat natyrore apo rëndësinë ekologjike që paraqet kjo zonë.
 
©Z. Vorpsi / PPNEA
 
©Z. Vorpsi / PPNEA
 
©Z. Vorpsi / PPNEA
 
©Z. Vorpsi / PPNEA
 
©Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *