NATA E ÇAKALLIT

NATA E ÇAKALLIT

Ulërimat që vijnë nga errësira mund të tingëllojnë paksa frikësuese… por edhe shumë intriguese.

Si pjesë e kërkimit tonë mbi çakallin, ju ftojmë të bëheni pjesë e një përvoje të veçantë: dëgjimin e ulërimave të çakejve në natyrë, në Liqenin e Shkodrës.

Gjatë këtij aktiviteti do të demonstrojmë një metodë kërkimore të quajtur stimulim akustik aktiv, një teknikë ku luhen regjistrime të ulërimave të çakallit për të nxitur përgjigje nga çakejtë e egër. Duke dëgjuar përgjigjet e tyre, ne mund të vlerësojmë numrin e grupeve territoriale dhe të individëve të vetmuar që jetojnë në zonë.

Kjo metodë monitorimi po zbatohet aktualisht në tre zona ligatinore të mbrojtura të rëndësishme në Shqipërinë perëndimore, si dhe njëkohësisht në Itali, Mal të Zi dhe Serbi nga partnerët tanë në kuadër të projektit 4PETHABECO.

Pra… nëse jeni mjaftueshëm kuriozë dhe pak “të guximshëm”, ejani të bashkoheni me ne!

Regjistrohuni TU!

Postime të ngjashme