Një zonë e re monitorimi për kamerat tona kurth: Lugina e Gashit

Një zonë e re monitorimi për kamerat tona kurth: Lugina e Gashit
Lumi i Gashit, pjesë e rrethit Tropojë, me status Rezervë Strikte Natyrore, Kategoria I sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, është një pasuri natyrore ndërkombëtare e vlerësuar prej UNESCO-s për praninë e pyjeve të virgjër të ahut (Fagus sylvatica).
 
Në këtë peizazh mahnitës, stafi ynë hapi sezonin e monitorimit me qëllim vërtetimin e prezencës së rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Ky aktivitet monitorimi ekstensiv është duke u organizuar në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.
 
Javës së kaluar, stafi ynë, së bashku me anëtarë të AdZM Kukës, brenda tre ditëve pune në terren, arritën të instalojnë një numër prej 8 kamerash kurth, duke mbuluar, në këtë mënyrë, një territor të gjerë brenda luginës në fjalë.
 
Ndërkohë që kamerat kurth do të qëndrojnë të instaluara për një periudhë 1 mujore, deri në mesin e muajit nëntor, ne shpresojmë se ky monitorim do të jetë i suksesshëm e do të na mundësojë të dhëna me rendësi.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme