Ligatinat dhe degradimi
Njihet tashmë prej kohësh se Ligatinat në pellgun ujëmbledhës të Prespës janë të rëndësishme për strehimin e biodiversitetit, duke luajtur një rol qendror gjithashtu në mirëqenien e komuniteteve lokale, të cilat kanë evoluar ndër shekuj rreth tyre. Sidoqoftë, të dy liqenet nuk janë të paprekshëm nga presionet e shkaktuara nga njerëzit, përfshirë ndryshimin e klimës, i cili po çon në rritjen e degradimit të ligatinave vitet e fundit. Thatësirat e tejzgjatura, kanë reduktuar reshjet dhe kanë sjellë efekte të mëvonshme në burimet ujore, si dhe u evidentua një rënie e dukshme e nivelit të ujit, veçanërisht për Prespën e Madhe. Këto janë vetëm disa nga efektet e krizës klimatike që prekin gjithnjë e më shumë pellgun ujëmbledhës të Prespës.
Efektet e krizës klimatike dhe nevoja për restaurimin e ligatinave
Efektet e ndryshimeve klimatike në pellgun ujëmbledhës të Prespës janë veçanërisht të dukshme në ekosistemet dinamike të ligatinave dhe mund të sjellin ndryshime dramatike në përbërjen e bimësisë ligatinore, funksionet e ligatinave, si dhe në shërbimet e ekosistemit që ato mund të ofrojnë, referuar kjo përfitimeve që njerëzit marrin nga liqenet dhe ligatinat. Ndërsa shtretërit e kallamishteve zgjerohen dhe livadhet e lagështa zvogëlohen, vendet e riprodhimit të peshqve mund të reduktohen, duke ndikuar potencialisht në peshkimin afatgjatë. Me zhdukjen e brezave
bregore të pyjeve të vërriut, roli i tyre në kontrollin e erozionit dhe përmbytjeve, heqjen e
lëndëve ushqyese nga rrjedhjet bujqësore ose krijimin e habitatit, zvogëlohet. Ndërsa ligatinat
thahen, amfibët humbasin qendrat e tyre riprodhuese dhe ne humbasim një rregullator të
rëndësishëm për dëmtuesit (mushkonjat dhe insektet e tjera).
Nevoja për restaurimin e ligatinave është përtej domosdoshmërisë dhe duhet të ketë prioritet në
të gjitha hapësirat e Prespës.
Trajtimi i degradimit të ligatinave:
Në përpjekje për të adresuar degradimin e ligatinave rreth të dy liqeneve të Prespës, organizatat e
PrespaNet krijuan një hartë ndërkufitare të habitateve ligatinore (transboundary map). Bazuar në
udhëzimet e Direktivës së Bashkimit Evropian për Habitatet, kjo hartë ndërkufitare u përfundua
në vitin 2021 dhe zbuloi një mozaik të gjerë habitatesh, me 13 habitate prioritare me vlerë
ekologjike, 7 prej të cilave ndahen ndërmjet tre vendeve. Paralelisht, u regjistruan presione dhe
kërcënime ndaj integritetit dhe funksionalitetit të tyre, veçanërisht në reduktimin e nivelit të ujit
dhe thatësirave afatgjata të shkaktuara nga kriza klimatike.
Zbatimi i masave për të reduktuar presionet
Regjistrimi i parë i bërë ndonjëherë i presioneve dhe kërcënimeve më të rëndësishme, udhëhoqi
formulimin e propozimeve të duhura restauruese, në bazë të të cilave organizatat e PrespaNet
mund të drejtojnë veprimet e tyre rreth ligatinave në nivel lokal. MES ka qenë pionier, si në nivel
kombëtar ashtu edhe në atë ndërkufitar, në restaurimin e pyjeve të vërriut, një habitat prioritar i BE-së,
brenda Parkut Natyror Ezerani. Deri më tani, një sipërfaqe prej 0.8 ha në brendësi të Parkut të Natyrës
është restauruar përmes mbjelljes së 1000 fidanëve,ndërsa së paku 2000 fidanë të tjerë janë prodhuar
në bashkëpunim me fidanishten lokale të ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare” në Asamati. Që nga
viti 2021, MES po monitoron dinamikën e habitateve të vijës bregliqenore dhe kërcënimet me të cilat
përballen, duke u fokusuar në një vazhdimësi të mundshme në tharjen e habitateve ligatinore dhe në
zgjerimin e tokës bujqësore. Më në fund, MES ka zbatuar aktivitete menaxhuese pilot në mbi 10 hektarë
livadhe të lagështa në Parkun Natyror të Ezeranit, ndërkohë që aktivitetet monitoruese dhe
kërkimore lidhur me funksionin e tyre ekologjik, veçanërisht në cilësinë dhe uljen e e ujit të nivelit të
liqenit, do të mbështesin më tej aktivitetet e restaurimit.
Harta e habitateve prioritare në Parkun Kombëtar të Prespës, Shqipëri, jo vetëm që kontribuoi në
identifikimin e pesë habitateve prioritare, por gjithashtu përcaktoi statusin e tyre të ruajtjes dhe
kërcënimet. Për të trajtuar mbikullotjen, një kërcënim i rëndësishëm në të katër fshatrat kryesore
përgjatë bregut të liqenit, PPNEA filloi të përgatisë një plan të menaxhimit të kullotave gjatë vitit
2022, së bashku me një ekip ekspertësh. Studimi përfshiu instalimin e 14 parcelave
eksperimentale në të gjitha llojet e habitateve, për të kuptuar ndikimin e kullotjes në habitatet dhe
diversitetin e bimëve. Në mbështetje të këtij studimi janë realizuar 42 pyetësorë me blegtorë nga
Prespa. Gjetjet do të ndihmojnë administratën e zonave të mbrojtura për të kryer praktika më të
mira menaxhimi dhe përdorim të qëndrueshëm të këtyre habitateve. Përvoja e partnerëve të
PrespaNet do të drejtojë gjithashtu përpjekjet e PPNEA-s për të restauruar habitatin e mbetur të
vërriut në liqenin e Prespës së Vogël, që pritet të kontribuojë gjithashtu në kontrollin e lëndëve
ushqyese dhe rrjedhimisht në cilësinë e ujit.
Duke u mbështetur në përvojën afatgjatë në ruajtjen e popullatavetë peshqve endemikë dhe
llojeve të rëndësishme të shpendëve folezues të ujit, përmes restaurimit të ligatinave, SPP ka
zgjeruar së fundmi veprimet për të rivendosur mbi 350 hektarë livadhe të lagështa dhe habitate të
tjera në liqenin e Prespës së Vogël. Veprimet e restaurimit në kuadër të projektit LIFE Prespa
Waterbirds (2007 – 2021) synonin të përmirësonin efektet e niveleve të ulëta të ujit në pranverë
që i lënë të thata vendet e vezëve e ushqimit dhe zgjerimin rigoroz të kallamishteve në habitate të
livadheve të lagësht, duke adresuar njëkohësisht efektet e tjera të krizës klimatike, të tilla si
përhapja e zjarrit në kallamishte, përmes krijimit të hapësirave thyese të zjarrit rreth kolonive të
rëndësishme të shpendëve të ujit.
Që nga viti 2022, puna për restaurimin e ligatinave në Greqi po zgjerohet brenda pellgut
ujëmbledhës, në habitate të rëndësishme bregore dhe pyjore, duke përfshirë pyjet e vërriut,
brenda përrenjve të pellgut ujëmbledhës dhe përgjatë liqenit të Prespës së Madhe. Në këtë
drejtim, SPP po zbaton projektin "Linjat e Jetës së Gjelbër dhe Blu të Prespës", i cili synon të
kuptojë dhe promovojë më mirë funksionet dhe vlerat e këtyre ekosistemeve. Aktivitetet e deritanishme
përfshinin mbledhjen e të dhënave shkencore, trajtimin e kërcënimeve ndaj përroit dhe habitateve
ngjitur, rehabilitimin e zonave të shumimit për peshqit endemikë, rritjen e ndërgjegjësimit dhe rritjen e
përfshirjes së komunitetit.
Përfitimet afatgjata të aktiviteteve të restaurimit dhe konservimit
Përfitimet e restaurimit të ligatinave në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Prespës kanë një shtrirje
më të gjerë, duke ndikuar pozitivisht në komunitetet lokale të zonës ndërkufitare. Menaxhimi i
livadheve ligatinore dhe habitateve të tjera litorale mund të prodhojë sasi të konsiderueshme të
foragjereve ose të mbështesë aktivitetet e kullotjes. Në liqenin e Prespës së Vogël, blegtorët janë
të përfshirë në mënyrë aktive në operacionet e kositjes dhe përfitojnë nga grumbullimin i barit,
ndërkohë që mbështesin menaxhimin e bimësisë duke i lejuar kopetë e tyre të kullosin në zona të
caktuara ligatinore. Nga ana tjetër, bari i prodhuar përmes menaxhimit të livadheve ligatinore në
Parkun Natyror Ezerani i ka dhënë përfitime komunitetin blegtoral të zonës dhe qendrës
riprodhuese të drerit të kuq në Parkun Kombëtar “Galiçica” duke krijuar një sinergji pothuajse
ideale të veprimeve konservuese në basenin e Prespës.
Rivendosja e pyjeve të vërriut pritet ti japë përfitim komuniteteve lokale përmes kontrollit të
përmbytjeve dhe erozionit, por në rastin e Parkut Natyror Ezerani, aksioni për rritjen e fidanëve
përmes mbështetjes dhe përfshirjes së fidanishteve lokale tregon se aktivitete të tilla mund të
ofrojnë edhe vende pune dhe të përmirësojnë jetesën për popullsinë vendase në të ardhmen. Roli
i autoriteteve lokale të zonave të mbrojtura është kyç për mbështetjen dhe organizimin e
aktiviteteve, ndërkohë që kërkohet bashkëpunim në të gjitha nivelet në faza të ndryshme.
Partnerët e PrespaNet organizojnë aktivitete trajnuese për studentë të universitetit, profesionistë
të rinj dhe praktikantë, si dhe zbatojnë aktivitete edukative mjedisore për shkollat lokale dhe
ngjarje informuese për komunitetet lokale. Që nga viti 2018, partnerët e PrespaNet-it dhe
autoritetet kryesore të zonave të mbrojtura të pellgut ujëmbledhës të Prespës kanë formuluar një
grup pune dhe takohen çdo vit për të diskutuar përparimin, shkëmbimin e informacionit dhe
promovimin e veprimeve të përbashkëta në lidhje me restaurimin e ligatinave.
Nevoja për të bashkërenduar përpjekjet e ruajtjes në nivel ndërkufitar në një pellg
ujëmbledhës të përbashkët liqenesh është një nga forcat shtytëse të rrjetit PrespaNet.
PrespaNet aktualisht është duke punuar me EuroNatur në projektin trevjeçar “Prespa
Project”, i financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust dhe Aage V. Jensen Charity Foundation.
“Shoqëria për Mbrojtjen e Prespës” në Greqi përfiton nga mbështetja e Iniciativës së
Donatorëve për Ekosistemet e Ujit të ëmbël të Mesdheut (DIMFE), për aktivitetet aktuale
të restaurimit të ligatinave që zbatohen në kuadër të projektit “Linjat e Gjelbra dhe Blu të Prespës”.