Fushata "Shqipëria është Biodiversitet" rikthehet me

Një mozaik në qendër të Tiranës

Kur u zhvillua për herë të parë në tetor 2023, fushata synonte të sillte biodiversitetin në qendër të vëmendjes publike. E konceptuar si një fushatë e shtrirë në kohë për rritjen e ndërgjegjësimit dhe për edukimin për biodiversitetin, nisma ishte fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes zyrës në Tiranë të Fondacionit Heinrich Böll Stiftung dhe PPNEA. Kjo nismë synonte të theksonte idenë se mbrojtja e biodiversitetit nuk është thjesht një çështje mjedisore, por është një përgjegjësi e përbashkët shoqërore e politike.

Në zemër të kësaj etape të parë qëndronte një mozaik i skicuar nga artisti shqiptar Kleidi Eski dhe i realizuar në formën e një banderole me sipërfaqe të madhe prej tekstili, me përmasa afro 30 m x 15 m. I vendosur për krah Muzeut Historik Kombëtar, vepra dukej sikur hynte në bashkëbisedim të heshtur me një nga monumentet më domethënëse të vendit: mozaikun simbol të epokës socialiste “Shqiptarët”.

Mesazhi që ky monument mbart vjen sërish, por kësaj here me 38 lloje shqiptare në rrezik zhdukjeje.

Krijimi i mozaikut

Në vjeshtën e vitit 2026, ky imazh do të transformohet në një mozaik të përhershëm me përmasa 3.7 × 12 metra, duke shënuar një ndryshim vendimtar nga një ndërhyrje e përkohshme artistike në një pikë referimi të përhershme.

Publikime

Shqipëria është Jetë Endemike

Shqipëria përbën më pak se 0.3% të sipërfaqes së Evropës, por strehon rreth 30% të të gjithë florës së saj, shumë prej tyre endemike. Kjo e bën vendin tonë një zonë me rëndësi të veçantë për biodiversitetin evropian.

Bregdet shkëmbor me gjineshtra të verdha në lulëzim dhe male në sfond. Tekst në imazh: Shqipëria është Jetë Endemike.
Lule e kuqe e errët me thekë të gjatë, në plan të afërt. Tekst në imazh: Me rreth 130 lloje për 1000 km² Shqipëria strehon një larmi të jashtëzakonshme bimësh në një territor modest.
Shpate malore të gjelbra me pisha në plan të parë, nën qiell me re. Tekst në imazh: Malet e saj të izoluara kanë ruajtur jetë që nuk ekziston askund tjetër.
Tulipan i kuq i mbyllur mes barit. Tekst në imazh: Nga tulipani shqiptar, simbol i qytetit të Kukësit
Bimë me lule vjollcë që rritet në një të çarë shkëmbi. Tekst në imazh: te Vulfenia e Baldacit që shënjon shtigjet malore
Lule ngjyrë vjollcë e çelët, në plan të afërt. Tekst në imazh: në vendin tonë gjenden rreth 160 bimë endemike dhe të tjera lloje që presin të zbulohen.

© Slide 2, 6: Zoltán Barina / Slide 5: Dr. Marash Rakaj


A e dinit se?

Mes pyjeve të dushkut dhe peizazheve malore të verilindjes së Shqipërisë lulëzon Tulipani shqiptar. Ky lloj endemik u përshkrua për herë të parë nga shkenca në vitin 2010 dhe, që prej atëherë, është kthyer në një simbol të qarkut të Kukësit, ku edhe ndodhen disa nga habitatet e tij të vetme në botë.

Dorë që mban një tulipan të kuq të hapur me qendër të verdhë, mbi bar. Tekst në imazh: A e dinit se? Ekziston një tulipan që rritet vetëm në Shqipëri dhe është simbol i Kukësit. Lista e Kuqe: I rrezikuar në mënyrë kritike (CR).
Tulipan i kuq i hapur në një livadh malor në perëndim të diellit. Tekst në imazh: Ky tulipan i rrallë çel në të kuqe ose të verdhë dhe rritet vetëm në verilindje të Shqipërisë, në rajonin e Kukësit. Për shkak të përhapjes së kufizuar dhe statusit të tij si lloj i rrezikuar, mbledhja e tij është e ndaluar.

©️Mikaela Mahilaj


Shqipëria është Lumenj të Egër

Vjosa, lumi i fundit i egër në Evropë, dhe lumenjtë e Shqipërisë ruajnë një trashëgimi natyrore që është zhdukur në pjesën më të madhe të kontinentit. Për shkak të vlerave të tyre të jashtëzakonshme ekologjike, rëndësia e tyre shkon përtej kufijve të vendit. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Pamje nga ajri e ujit bruz të një lumi mes brigjeve të bardha ranore. Tekst në imazh: Shqipëria është Lumenj të Egër.
Pamje nga ajri e ujit të gjelbër-bruz që përhapet në formë freskoreje. Tekst në imazh: Lumenjtë e Shqipërisë janë të larmishëm, të gjallë dhe të pazëvendësueshëm.
Pamje nga ajri e shtratit të gjerë zallor të një lumi me degëzime, mes fushave dhe kodrave. Tekst në imazh: Në zemër të kësaj pasurie qëndron lumi Vjosë.
Shpend i vogël mbi gurë zalli në breg të lumit. Tekst në imazh: Ky ekosistem i veçantë strehon mbi 1,100 lloje.
Lejlek i bardhë që ecën në ujë të cekët pranë bregut me zall. Tekst në imazh: Mes tyre, edhe lloje të rrezikuara në rang botëror.
Luginë lumi e parë nga lart në muzg. Tekst në imazh: Ruajtja e Vjosës ofron një model të rrallë për të ardhmen e lumenjve në Evropë.

📷 Slide 1-3, 6: Wiktor Strumillo, Slide 4-5: Joni Vorpsi


Programi javor – Java 1

Krahas ekspozitës dhe mozaikut “Shqipëria është Biodiversitet”, do të sjellim një program edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi biodiversitetin, me diskutime, shfaqje filmash, aktivitete kulturore e shumë të tjera.

Vëmendje: Programi përditësohet vazhdimisht dhe çdo javë shtohen aktivitete të reja. Ndiqni rrjetet tona sociale për njoftimet mbi secilin aktivitet, duke përfshirë informacion mbi të ftuarit, gjuhën e aktivitetit dhe detajet e regjistrimit.

Poster me mozaikun e një lepuri. Tekst në imazh: Programi javor. Java 1, 14-20.09.2026. Shqipëria është Biodiversitet.
Programi javor, Java 1. 14.09, ora 17:00 – Në gjurmët e Ariut të Murrmë (bashkëbisedim). 15.09, ora 17:00 – Si të monitorojmë shpendët urbane nëpërmjet shkencës qytetare? (bashkëbisedim dhe vizitë në terren). 16.09, ora 10:00 – Zhdukja e llojeve në Shqipëri (ekspozitë). 16.09, ora 17:00 – Gjendja e Pyjeve në Shqipëri (bashkëbisedim). 17.09, ora 17:00 – Rrushkulli: Nga shkurrja e nënpyllit mesdhetar te toponimi (leksion). 18.09, ora 17:30 – Punishtja AiB: krijo mozaikun tënd (punëtori). 19.09 dhe 20.09, ora 09:00 – Zbulo Shqipërinë përmes natyrës dhe traditës (panair).

Në gjurmët e ariut të murrmë

Një bashkëbisedim mbi sfidat e mbrojtjes dhe monitorimit të ariut në Shqipëri dhe mënyrat se si guidat, eksploruesit dhe adhuruesit e natyrës mund të kontribuojnë në studimin e tij.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Në gjurmët e ariut të murrmë. Si mund të kontribuojmë në kërkimin shkencor? 14.09.2026, ora 17:00, hapësira hbs. Me Melitjan Nezaj, PPNEA. Shqipëria është Biodiversitet.

Shqipëria është Laguna Jetike

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Nartë tregon qartë rëndësinë e jashtëzakonshme të lagunave. I shtrirë në një nga deltat më të paprekura të Mesdheut, Narta strehon mbi 200 lloje shpendësh, më shumë se 70 prej tyre të kërcënuara, si dhe disa nga llojet më të rralla në rajon. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Tufë flamingosh në lagunë në perëndim të diellit. Tekst në imazh: Shqipëria është Laguna Jetike.
Tufë shpendësh uji që fluturojnë dhe ushqehen në ujë të cekët. Tekst në imazh: Jo vetëm të bukura, lagunat jetike të Shqipërisë strehojnë qindra lloje shpendësh.
Bletëngrënës shumëngjyrësh i ulur mbi një shtyllë guri. Tekst në imazh: Ato janë vende pushimi për shpendët që shtegtojnë mes Afrikës dhe Evropës.
Breg lagune me ujë të qetë dhe bimësi. Tekst në imazh: dhe zona riprodhimi për peshqit që udhëtojnë nëpër ujërat e gjera të Mesdheut.
Dunë rëre me valëzime dhe gjurmë, me male në sfond. Tekst në imazh: E ardhmja e këtyre lagunave është gjithnjë e më e pasigurt për shkak të ndërhyrjeve njerëzore.
Bregdet i gjelbër shkëmbor me një gji dhe male në sfond. Tekst në imazh: Për të dhënë kontributin tënd në mbrojtjen e lagunave: ppnea.org

📷 Slide 1-2, 5-6: Joni Vorpsi, Slide 3-4 Peter Sackl


Biodiversiteti në linoleum

Kjo ekspozitë e përkohshme sjell në vëmendje llojet në rrezik zhdukjeje në Shqipëri. Përmes paraqitjes së tyre në formën e gjysmë-skeleteve, autorja përdor simbolikën e humbjes për të na kujtuar brishtësinë e biodiversitetit dhe përgjegjësinë tonë për ta mbrojtur atë.
Vizitojeni pranë hapësirës hbs, në Sheshin Skënderbej, përgjatë ditës së mërkurë.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Ekspozitë. Biodiversiteti në linoleum. Punime artistike me metodën linoleum. 16.09.2026, ora 10:00, hapësira hbs. Sara Musha, Xhorxho Kita. Shqipëria është Biodiversitet.

Rrushkulli

Rrushkulli është një shkurre e vogël mesdhetare e nënpyllit, që nuk arrin as gjysmë metri lartësi. E megjithatë, emrin e saj e mbajnë disa vendbanime në Shqipëri, nga Durrësi e Dibra te Mirdita e Shkodra, si dhe një mori mikrotoponimesh.

Kështu lind pyetja: Çfarë kanë parë vendasit te kjo bimë, aq sa t’i japin emrin e saj një vendi? Dhe çfarë na tregojnë këto emërtime për lidhjen mes natyrës dhe kulturës?

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Rrushkulli. Kur një shkurre e vogël kthehet në toponim. 17.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs. Me Dr. Ledi Shamku Shkreli. Shqipëria është Biodiversitet.

Pyjet nën presion

Si ka ndryshuar gjendja e pyjeve në Shqipëri ndër vite dhe sa të mbrojtura janë ato sot?

Ky diskutim do të ndalet te gjendja dhe ruajtja e pyjeve në Shqipëri, ndryshimet e viteve të fundit dhe sfidat me të cilat përballen. Në fokus do të jetë edhe situata aktuale e zjarreve dhe ndikimi i tyre në ekosistemet pyjore.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Pyjet nën presion. Gjendja, mbrojtja dhe sfidat. Dr. Abdulla Diku, Fatmir Brazhda, Ilir Shyti. 18.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs. Shqipëria është Biodiversitet.

Punishtja AiB: Krijo mozaikun tënd

Të premteve, në orën 17:00, zbulojmë artin e mozaikut!

Në këtë aktivitet praktik do të njihemi me teknikat bazë të mozaikut dhe do të krijojmë, hap pas hapi, një punë të vogël. Nuk ju nevojitet përvojë e mëparshme, vetëm kureshtje dhe dëshirë për të krijuar.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Punëtori. Punishtja AiB: Krijo mozaikun tënd. Drejtues: Erisaida Veizaj, Klara Fyshku, Besa Mustafaj. 18.09.2026, ora 17:00, galeria hbs, Sheshi Skënderbej. Shqipëria është Biodiversitet.

Begatitë e natyrës shqiptare

Këtë fundjavë zhvillojmë një panair kombëtar që ndërthur pasuritë natyrore, traditat dhe produktet e veçanta nga veriu në jug të Shqipërisë. Kalo për të zbuluar, shijuar dhe njohur nga afër larminë natyrore dhe kulturore që e bën këtë vend kaq të veçantë. #ShqipëriaËshtëBiodiversitet

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Panair. Begatitë e natyrës shqiptare. Panair me produkte tradicionale nga veriu në jug. 19.09, ora 11:00-19:00; 20.09, ora 11:00-17:00; hapësira hbs. Shqipëria është Biodiversitet.

Programi - Java 2

Krahas ekspozitës dhe mozaikut “Shqipëria është Biodiversitet”, do të sjellim një program edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi biodiversitetin, me diskutime, shfaqje filmash, aktivitete kulturore e shumë të tjera.

Vëmendje: Programi përditësohet vazhdimisht dhe çdo javë shtohen aktivitete të reja. Ndiqni rrjetet tona sociale për njoftimet mbi secilin aktivitet, duke përfshirë informacion mbi të ftuarit, gjuhën e aktivitetit dhe detajet e regjistrimit.

Poster me mozaikun e një shpendi me sqep të gjatë e të përkulur. Tekst në imazh: Programi javor. Java 2, 21-27.09.2026. Shqipëria është Biodiversitet.
Programi javor, Java 2. 21.09, ora 17:30 – Xhepi urban: Si të krijojmë qytete më të gjelbra (bashkëbisedim). 22.09, ora 17:30 – Agjenda e Gjelbër në dialogun publik: Natyra dhe rruga për në BE (bashkëbisedim). 23.09, ora 17:30 – Eposi i bjeshkëve të Lumës: Një udhëtim nëpër legjendat dhe traditat e Lumës (teatër). 24.09, ora 17:30 – Në kujtim të Wendell Berry-t, fermerit poet (bashkëbisedim). 25.09, ora 17:00 – Punishtja AiB: krijo mozaikun tënd (punëtori).

Shqipëria është Duna të Arta

Mes Detit Adriatik dhe lagunës së Nartës shtrihen dunat e Nartës, një nga habitatet më të rralla dhe më të rëndësishme mesdhetare në Shqipëri. Këto duna nuk janë vetëm një peizazh mbresëlënës, por edhe një strehë jetike për shumë lloje bimore e shtazore. Si zonë tranzicioni mes detit dhe tokës, ato luajnë një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik të gjithë zonës. #ShqipëriaËshtëBiodiversitet

Dunë rëre me valëzime dhe gjurmë, me një pemë dhe male në sfond. Tekst në imazh: Shqipëria është Duna të Arta.
Duna rëre me tufa bari pranë detit, nën qiell me re. Tekst në imazh: Dunat janë vepër shekullore e erës, rrjedhave ujore dhe bimësisë.
Pamje nga ajri e një plazhi ranor me dallgë. Tekst në imazh: Ato janë mburoja natyrore e bregdetit përballë stuhive, përmbytjeve dhe erozionit.
Duna me bimësi dhe kodra në horizont. Tekst në imazh: Në Shqipëri, dunat e Nartës përfaqësojnë një nga habitatet më të ruajtura të dunave në Mesdhe.

Agjenda e Gjelbër në dialogun publik

Çfarë është Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor?

Në këtë bashkëbisedim do të flasim për lidhjen mes agjendës së gjelbër dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për atë që nënkupton në praktikë, për mbrojtjen e biodiversitetit, përafrimi i politikave mjedisore të Shqipërisë me standardet evropiane.


Organizuar në kuadër të projektit “Naviguesi i Agjendës së Gjelbër – Fuqizimi i shoqërisë civile për të mbështetur zhvillimin e ekonomive neutrale dhe të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor”. Projekti zbatohet nga Belgrade Open School në bashkëpunim me gjashtë partnerë rajonalë: Aarhus Centre Association in Bosnia and Herzegovina, organizata Eco-Tim nga Mali i Zi, organizata Eco-Z nga Kosova, Qendra për Hulumtimin dhe Informimin e Mjedisit Eco-Svest nga Maqedonia e Veriut, PPNEA dhe BankWatch.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Agjenda e Gjelbër në dialogun publik. Natyra dhe rruga për në BE. Nirvana Deliu, Dr. Aleksandër Trajçe, Klaudja Koçi. 22.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs. Shqipëria është Biodiversitet.

Shqipëria është Brigje të Brishta

Përgjatë një vije bregdetare relativisht të vogël, brigjet e Shqipërisë ndërthurin një mozaik të rrallë habitatesh. Lagunat, deltat dhe dunat ranore të Adriatikut ia lënë vendin brigjeve shkëmbore, shpellave dhe habitateve nënujore të Jonit, duke krijuar një larmi natyrore me rëndësi për gjithë Mesdheun. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Pamje nga ajri e një vije bregdetare ranore me dallgë dhe laguna në sfond. Tekst në imazh: Shqipëria është Brigje të Brishta.
Breshkë deti e vogël mbi rërë, në plan të afërt. Tekst në imazh: Mes Adriatikut dhe Jonit shtrihet një nga peizazhet detare më të pasura të Mesdheut.
Fokë që noton në ujë të kthjellët pranë një shpelle shkëmbore bregdetare. Tekst në imazh: Në shpellat e qeta të këtyre brigjeve, foka e Mesdheut gjen strehë.
Pamje nënujore e fundit të detit me shkëmbinj dhe bimësi detare. Tekst në imazh: Nën ujë, livadhet e fshehta të Posidonia ofrojnë strehim, ushqim dhe zona riprodhimi për shumë lloje.
Pamje nga ajri e një plazhi ranor me çadra dhe dallgë. Tekst në imazh: Pavarësisht rëndësisë së tyre, këto habitate janë nën presion nga zhvillimi dhe turizmi i pakontrolluar.

📷 Slide 1,5: Arsen Rroshi, Slide 2,4: Kosta Xhaho, Slide 3: Bruno D’Amicis


Eposi i bjeshkëve të Lumës

Shfaqja teatrale “Te Tumja e Kajes” bazohet në një rrëfenjë të lashtë, pjesë e eposit të bjeshkëve të Lumës. Ky cikël legjendash, të ruajtura gojarisht dhe të mbledhura nga nxënësit e rajonit Korab-Koritnik së bashku me prindërit dhe gjyshërit e tyre, frymëzohet nga natyra e zonës. Në hapësirën hbs, pjesa do të interpretohet nga gjimnazistët e shkollës “Havzi Nela” në Kukës.


Pjesë e projektit ‘’Një e Ardhme e Qëndrueshme për Rajonin Shar-Korab-Koritnik’’.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Teatër. Eposi i bjeshkëve të Lumës. Një udhëtim nëpër legjendat dhe traditat e Lumës. 23.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs. Gjimnazi Havzi Nela. Shqipëria është Biodiversitet.

Në kujtim të fermerit poet, Wendell Berry

Biseda dhe leximi shoqërues që vijonë, do të ndalen mbi kritikën mjedisore të eseistit-fermer-poet Wendell Berry, i cili na fton të rishikojmë marrëdhënien tonë me tokën, ushqimin, punën, teknologjinë dhe komunitetin.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Në kujtim të fermerit poet, Wendell Berry. A mund të jetë kujdesi për tokën një formë rezistence? 24.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs. Anna Shkreli, Ermela Çelaku. Shqipëria është Biodiversitet.

A e dinit se?

Foka e Mesdheut (Monachus monachus) është një nga gjitarët detarë më të rrallë në botë dhe i vetmi lloj që jeton në Mesdhe. Dikur, ajo pushonte dhe riprodhohej edhe në plazhe të hapura, ndërsa sot, për shkak të presionit të turizmit, strehohet kryesisht në shpella të izoluara detare. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Fokë që pushon në sipërfaqen e ujit me sy të mbyllur. Tekst në imazh: A e dinit se? Nga vetëm rreth 700 foka të Mesdheut që kanë mbetur në botë, 1–2 ende jetojnë përgjatë brigjeve të Shqipërisë. Lista e Kuqe: I përkeqësuar (VU).
Fokë që del nga uji duke spërkatur. Tekst në imazh: Foka e Mesdheut gjendet në bregdetin e jugut, veçanërisht në Parkun Kombëtar Detar Karaburun–Sazan, zona e parë dhe e vetme e mbrojtur detare në Shqipëri. Shkëmbinjtë e thyer dhe shpellat e fshehura të këtij parku janë një strehë jetike për këtë lloj.

Punishtja AiB: Krijo mozaikun tënd

Eja të krijosh mozaikun tënd! Por kësaj rradhe, së bashku me motrat Matyla, pjesë e ekipit realizues të mozaikut Shqipëria është Biodiversitet.

Do të mësojmë së bashku teknikat bazë të mozaikbërjes, do të eksperimentojmë me ngjyra e forma dhe, në fund, do të marrësh me vete një mozaik të krijuar nga ti. Por edhe do të keni mundësinë të njihni mozaicistët dhe përvojën e tyre me fushatën.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Punëtori. Punishtja AiB: Krijo mozaikun tënd. Drejtues: Erisaida Veizaj, Klara Fyshku, Besa Mustafaj. Me mozaicistet: Marta Matyla, Małgorzata Matyla. 25.09.2026, ora 17:00, zyrat e hbs, Rr. Mujo Ulqinaku. Shqipëria është Biodiversitet.

Programi - Java 3

Krahas ekspozitës dhe mozaikut “Shqipëria është Biodiversitet”, do të sjellim një program edukimi dhe ndërgjegjësimi mbi biodiversitetin, me diskutime, shfaqje filmash, aktivitete kulturore e shumë të tjera.

Vëmendje: Programi përditësohet vazhdimisht dhe çdo javë shtohen aktivitete të reja. Ndiqni rrjetet tona sociale për njoftimet mbi secilin aktivitet, duke përfshirë informacion mbi të ftuarit, gjuhën e aktivitetit dhe detajet e regjistrimit.

Poster me mozaikun e një kukuvajke. Tekst në imazh: Programi javor. Java 3, 28.09-04.10.2026. Shqipëria është Biodiversitet.
Programi javor, Java 3. 28.09, ora 18:00 – Shpendët e zonave urbane: Larmia e llojeve dhe gjendja e popullatave në Tiranë (bashkëbisedim). 30.09, ora 17:30 – Natyra Sakrale: Teologjia e ekologjisë në traditat abrahamike (bashkëbisedim). 01.10, ora 17:30 – HUMUS: Poezi dhe tinguj për atë që na bashkon (lexim). 02.10, ora 17:00 – Punishtja AiB: krijo mozaikun tënd (punëtori). 03.10, ora 10:00 – Stampojmë me diellin (punëtori).

Shqipëria është Pyje të Lashta

Vetëm 3% e sipërfaqes pyjore të Evropës përbëhet nga pyje të vjetra. E megjithatë, Shqipëria është shtëpi e disa pyjeve të tilla qindravjeçare, ku dy prej tyre janë tashmë të mbrojtura nga UNESCO për vlerën e tyre të jashtëzakonshme.

Pyjet e vjetër janë trashëgimi natyrore që duhet ruajtur jo vetëm si habitat për shumë lloje të rrezikuara, por edhe si pasuri gjenetike. Madje, dhe drurët e rrëzuar apo të dëmtuar nga insektet krijojnë kushte për lloje të reja dhe ndihmojnë në ruajtjen e biodiversitetit. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Kurora pemësh të gjelbra të para nga poshtë. Tekst në imazh: Shqipëria është Pyje të Lashta.
Pyll i dendur me trungje të larta dhe fier. Tekst në imazh: Shqipëria është shtëpi për dy pyje të vjetra: Lumi i Gashit dhe Rrajca.
Kërpudha portokalli mbi një trung të rrëzuar me myshk. Tekst në imazh: Këtu natyra ka vazhduar rrugën e saj ndër shekuj, pa ndërhyrjen e njeriut.
Rrëqebull pranë një trungu të vjetër në pyll. Tekst në imazh: Strehë për lloje të rrezikuara, laboratorë natyrorë dhe rezervuarë të çmuar të diversitetit gjenetik,
Trung i madh peme me kërpudha druri, i parë nga poshtë. Tekst në imazh: këto pyje ruajnë një nga copëzat e fundit të Evropës së egër.

Slide 1, 2, 3, 6: Melitjan Nezaj, Ilir Shyti, Slide 4: Edvin Rushitaj, Slide 5: ERA/BLRP


38 lloje të rrezikuara dhe të veçanta të Shqipërisë, së bashku në një mozaik monumental

#ShqipëriaështëBiodiversitet

Në zemër të Tiranës, përuruam mozaikun nga @kleidieski dhe ekspozitën shoqëruese edukative, të zhvilluar me ekspertizën shkencore të PPNEA.

Kjo nismë e përbashkët e hbs Tirana dhe PPNEA bashkon natyrën, artin dhe njerëzit rreth një mesazhi kyç: biodiversiteti është pjesë e identitetit të vendit dhe ruajtja e tij lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si menaxhojmë territorin dhe burimet natyrore. Ky mesazh merr një rëndësi të veçantë përballë ndryshimeve të shpejta që po përjetojnë hapësirat natyrore në Shqipëri.

Natyra jonë po përballet me hovin e zhvillimit urban dhe infrastrukturor, humbjen dhe fragmentimin e habitateve, ndryshimet në përdorimin e tokës dhe degradimin e ekosistemeve. Këto procese ndikojnë jo vetëm te llojet e jetës së egër dhe habitatet e tyre, por edhe te peizazhet, burimet natyrore dhe komunitetet që varen prej tyre. Në këtë kontekst, fushata “Shqipëria është Biodiversitet” e vendos trashëgiminë natyrore në qendër të Tiranës dhe të publikes, duke krijuar një hapësirë për ta njohur, kuptuar dhe mbrojtur atë.

Ceremonia e përurimit mblodhi përfaqësues të institucioneve dhe organizatave, artistë, bashkëpunëtorë, të rinj dhe njerëz të angazhuar në mbrojtjen e natyrës dhe kulturës, duke shënuar një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin e fushatës që nga viti 2023.

Mozaiku dhe ekspozita janë të hapura për publikun në galerinë hbs, në Sheshin Skënderbej, çdo ditë, 10:00–22:00.

Ju mirëpresim!

Shtatë persona pozojnë para mozaikut me lloje të faunës së Shqipërisë.
Publiku i ulur ndjek ceremoninë e përurimit në hapësirën e galerisë hbs, në mbrëmje.
Folës në panel gjatë ceremonisë së përurimit; njëri prej tyre flet në mikrofon.
Pjesëmarrës të ulur në publik duke ndjekur ceremoninë.
Katër folës të ulur në tryezën e panelit; njëri flet në mikrofon.
Foto në grup e pjesëmarrësve para mozaikut, natën.
Vizitorë duke parë panelet informuese të ekspozitës.
Dy folës të ulur në tryezë para paneleve të ekspozitës; njëri flet në mikrofon.
Pjesëmarrës në publik duke dëgjuar.
Karta informuese dhe distinktivë me lloje të faunës, mes tyre dhelpra dhe kukuvajka.
Një guidë u flet vizitorëve pranë paneleve të ekspozitës, me mozaikun në sfond.
Tre persona duke biseduar pranë paneleve të ekspozitës.
Grup muzikor me një këngëtare, dy kitaristë dhe një baterist duke performuar.
Të rinj në publik duke ndjekur aktivitetin.
Duar që shfletojnë një libër të hapur te faqja “Qukapiku i zi”.
Mozaiku monumental me lloje të faunës, i ndriçuar natën.

Photo courtesy Besart Cani


Natyra sakrale

Teologjia e Ekologjisë emërton marrëdhënien e lashtë dhe sakrale të njeriut me natyrën dhe Zotin. Në traditat dhe shkrimet e shenjta të Krishterimit dhe Islamit, kujdesi, mëshira dhe përnderimi për çdo krijesë dhe natyrën në tërësi përcillen si vlera dhe detyrë e njeriut.
Në këtë frymë, bashkëbisedimi synon të shtjellojë dhe të përkthejë në kontekstin e ditëve tona këtë kuptim të shenjtëruar të natyrës, duke shqyrtuar marrëdhënien e njeriut me krijimin, përgjegjësinë ndaj tij dhe vendin e natyrës në të dyja traditat fetare.

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Bashkëbisedim. Natyra sakrale. Teologjia e ekologjisë në traditat abrahamike. Dhimitër Qosja, Saimir Ismaili, Ervin Qafmolla. 30.09.2026, ora 17:30, hapësira hbs, Sheshi Skënderbej. Shqipëria është Biodiversitet.

HUMUS

HUMUS është një mbrëmje poetike kushtuar tokës, njerëzve, jetës së egër dhe asaj që na mbetet e përbashkët. Me poezi nga Enxhi Naum, nën shoqërimin e tingujve të @rea_lemnusha dhe me punimet artizanale të Besa Mustafajt. #ShqipëriaështëBiodiversitet

Poster i aktivitetit. Tekst në imazh: Mbrëmje artistike. HUMUS. Poezi dhe tinguj për atë që na bashkon. Enxhi Naum, poezi; Rea Lemnusha, tingull; Besa Mustafaj, punime artizanale. 01.10.2026, ora 17:30, hapësira hbs, Sheshi Skënderbej. Shqipëria është Biodiversitet.

Reflektime

Pas pikënisjes në vitin 2023, fushata ka evoluar në forma të ndryshme, që nga programe edukative në shkolla dhe fushata digjitale, deri te një kuiz virtual mbi biodiversitetin i publikuar në aplikacionin Vodafone, platforma më e përdorur në vend.

2023

10,000+ vizitorë në 3 javët e para të fushatës në Sheshin Skënderbej

2023 e në vijim

50+ aktivitete të mbajtura në terren ose në natyrë

❝

200 vullnetarë të rinj të angazhuar në mbrojtjen e natyrës

❝

1000+ nxënës janë përfshirë në aktivitete edukative mbi biodiversitetin

❝

100 shkolla në të gjithë vendin janë pajisur me materiale informuese për biodiversitetin

❝

Miliona njerëz të arritur përmes rrjeteve sociale dhe platformave digjitale

NJË UDHËTIM VIZUAL QË SOLLI BIODIVERSITETIN NË ZEMËR TË TIRANËS

Pas tre dekadash advokim për ruajtjen e natyrës në mbarë Shqipërinë, PPNEA dhe Heinrich Böll Stiftung Tirana zhvilluan dhe krijuan një fushatë të rëndësishme ndërgjegjësimi të quajtur “Shqipëria është Biodiversitet”. Kjo fushatë, ndoshta një nga më të gjërat dhe më me ndikim në vend, mishëroi misionin e PPNEA-s dhe arriti publikun e gjerë në zemër të Tiranës.

Vepra artistike dhe fushata “Shqipëria është Biodiversitet”

Mjaft provokuese në koncept, thelbi i fushatës ishte rikoncepimi i mozaikut “Shqipëria” që qëndron krenar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar. Ky mozaik i rikonceptuar u prezantua për publikun në formën e një pëlhure prej 1200 m², fare pranë mozaikut origjinal. Vepra artistike paraqiti 38 specie të kërcënuara dhe mahnitëse që mund të gjenden në habitatet e egra dhe të pacënuara të vendit, nga pyjet, ligatinat, kullotat e larta e shumë të tjera, të përzgjedhura me kujdes nga ekspertët e PPNEA-s. Speciet u ilustruan nga ilustruesi i National Geographic, z. Kadir Ozmen, dhe u sollën në formën e një mozaiku të mrekullueshëm nga artisti i njohur shqiptar, z. Kleidi Eski.

Ndërhyrja edukative dhe artistike “Shqipëria është Biodiversitet” u inaugurua më 2 tetor me një ceremoni hapëse ku morën pjesë rreth 500 persona. Ngjarja përfshiu shfaqjen e mozaikut, e shoqëruar nga interpretimi i veprës “Ode to Joy” të Beethoven-it nga Igert Zeqiri, koncertmaestro i Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar.

21

Ditë fushatë edukative dhe ndërgjegjësuese

600 m2

Hapësirë e dedikuar për aktivitete të përshtatura për grupe të ndryshme

Fushata Edukative

Mozaiku i rikonceptuar u krijua për t’u shndërruar në një atraksion të madh të qytetit, duke ngjallur kureshtje, admirim dhe duke tërhequr kalimtarët për fotografi, ndërkohë që i ftonte ata të merrnin pjesë në një seri aktivitetesh edukative të organizuara nga PPNEA. Nga 2 tetori deri më 22 tetor, u zhvillua një fushatë 21-ditore edukative dhe ndërgjegjësuese në një hapësirë prej 600 m², e vendosur poshtë banerit. Kjo hapësirë u nda në pesë nënzona, secila e dedikuar për aktivitete të ndryshme, të përshtatura për grupe të ndryshme gjatë gjithë ditës.

1. Zona e Informacionit

Qendra e informacionit ofronte broshura,

harta dhe fletë informuese mbi biodiversitetin

e Shqipërisë.

2. Këndi Edukativ dhe Turet

Këndi edukativ ofronte një program të përditshëm

të hartuar nga ekspertët e PPNEA-s, duke përfshirë

sesione edukative, lojëra, figura 2D të kafshëve në

përmasa reale, postera mbi biodiversitetin dhe video

edukative për fëmijë.

3. Këndi Dixhital

Këndi dixhital përmbante dy televizorë

dhe disa tabletë, të cilët shfaqnin video nga

kamerat kurth dhe materiale të tjera audiovizuale

nga arkiva e PPNEA-s, me qëllim edukimin e vizitorëve

mbi biodiversitetin.

4. Dyqani

Dyqani ofronte produkte të markuara me logon

e fushatës, si kalendarë, blloqe shënimesh, stikera,

postera dhe katalogë #AiB. I menaxhuar nga

Shtëpia Botuese Berk me ndihmën e vullnetarëve,

një pjesë e të ardhurave nga shitjet mbështetën

aktivitetet e PPNEA-s.

Fushata e Komunikimit

Ekipi zhvilloi një fushatë të gjerë komunikimi dhe marrëdhëniesh me publikun, duke përdorur mediat masive, rrjetet sociale dhe angazhimin me grupet e interesit. Fushata arriti mbi 50 përmendje në media, intervista dhe paraqitje televizive, duke komunikuar me sukses mesazhin tek publiku i gjerë.

Organizatat partnere, si Birdlife International, Heinrich Böll Stiftung, Delegacioni i BE-së në Tiranë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe Vodafone Albania, ndihmuan në promovimin e fushatës, duke zgjeruar ndikimin e saj tek aktivistët, diplomatët, të rinjtë, artistët, komunitetet lokale dhe nxënësit e shkollave.

690,000

Persona të arritur në Facebook, Instagram, X dhe LinkedIn

50+

Përmendje në media, intervista dhe paraqitje televizive

Paketa Edukative për 100 Shkolla

Njëqind shkolla në mbarë vendin morën paketën edukative “Shqipëria është Biodiversitet”, e konceptuar strategjikisht për të zgjeruar ndikimin e fushatës dhe për të pajisur nxënësit me materiale që rrisin ndërgjegjësimin mjedisor. Këto paketa përmbanin broshura tërheqëse, postera informues dhe materiale, të krijuara për të pasuruar njohuritë e nxënësve mbi biodiversitetin e pasur të Shqipërisë dhe për të kultivuar një vlerësim më të madh për ndërlidhjen e natyrës.

10,000+

Vizitorë në Sheshin Skënderbej për tre javë

3

Leksione të organizuara me 3 universitete shqiptare

20+

Aktivitete të organizuara në terren dhe në natyrë rreth Tiranës

200

Të rinj të regjistruar për të vullnetarizuar afatgjatë me PPNEA në aktivitete për ruajtjen e natyrës

1M

Persona të arritur përmes fushatës online në rrjetet sociale nga HBS Tirana, PPNEA dhe Vodafone Albania

17

Institucione arsimore publike dhe private (shkolla fillore) me 920 nxënës ndoqën programin edukativ mbi identifikimin dhe ruajtjen e biodiversitetit

100

Shkolla në të gjithë Shqipërinë morën paketa edukative me produktet e fushatës deri në fund të shkurtit 2024Top of FormBottom of Form