4PETHABECO
Forcimi i bashkëpunimit për të adresuar sfidat socio-mjedisore të projektit PET HAB ECO të EUSAIR
Projekti 4PETHABECO ka për qëllim testimin e zgjidhjeve për të mbrojtur dhe rikthyer habitatet tokësore dhe popullatat e mishngrёnёsve të mëdhenj (i fokusuar te rrëqebulli, ariu, ujku dhe çakalli). Projekti gjithashtu parashikon të pёrfshijë zgjidhje të infrastrukturës së gjelbër për të përmirësuar ndërlidhjen ekologjike.
Objektivat kryesore të projektit përfshijnë:
- Forcimin e bashkëpunimit brenda Rajonit Adriatik-Jonian (AIR) për të përmirësuar bashkërendimin dhe standardizimin në monitorimin e mishngrënësve të mëdhenj, për të përmirësuar qartësinë e mbledhjes dhe analizës së të dhënave, dhe për të reduktuar pasiguritë në lidhje me mbrojtjen e këtyre llojeve dhe ruajtjen e habitateve të tyre;
- Adresimin e sfidave në rritje lidhur me konfliktet shoqërore të lidhura me bashkëjetesën e mishngrënësve të mëdhenj (LC) dhe njeriut, si dhe ndikimet kulturore dhe mjedisore në habitatet e tyre, duke forcuar qasjet pjesëmarrëse për menaxhimin inovativ të habitateve;
- Krijimin e mundësive në nivelin e komuniteteve lokale, krijimin e një rrjeti “Living Labs” dhe krijimin e bazave të njohurisë brenda AIR për të adresuar konfliktet, diversitetin kulturor, rikthimin e infrastrukturës lokale të gjelbër dhe eko-korridoreve.
Objektivi kryesor i projektit PET HAB ECO është të përmirësojë qëndrueshmërinë e popullatave të mishngrënësve të mëdhenj në nivel ndërkombëtar në një territor të karakterizuar nga ekosisteme të dominuara ose të fragmentuara nga njeriu, përballë kërcënimeve dhe rreziqeve mjedisore që shkaktohen gjithashtu nga ndikimet e ndryshimeve klimatike. Aktivitetet që do të ndërmerren për zbatimin e projektit janë kryesisht të lidhura me ruajtjen dhe rikthimin e popullatave të mishngrënësve të mëdhenj, sinkronizimin e menaxhimit të tyre përtej kufijve, aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik për të tërhequr vëmendjen e publikut për këto lloje unike dhe rikthimin e ekosistemeve në të cilat ato luajnë një rol kyç dhe mbrojnë habitate të rëndësishme, si dhe për të përmirësuar lëvizjet e tyre.
Aksione më konkrete:
- Strategji dhe plane veprimi për menaxhimin inovativ të habitateve të mishngrënësve të mëdhenj për të përmirësuar bashkëjetesën e tyre me njeriun.
- Marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenj përtej kufijve dhe për të vazhduar bashkëpunimin pas përfundimit të projektit
- Demonstrimi dhe testimi i teknikave të reja të monitorimit të mishngrënësve të mëdhenj
- Veprime pilot demonstrative për të reduktuar ndikimin mbi kafshët e buta.
- Zgjidhje/mjete dixhitale dhe platforma për shkëmbimin e njohurive, të dhënave dhe nxitjen e projekteve të shkencës qytetare lidhur me monitorimin e mishngrënësve të mëdhenj
- “Living labs” me mjete dixhitale për nxitjen e njohurive dhe bashkëkrijimin e inovacionit bazuar në komunitet
PARTNERËT E PROJEKTIT:
Universiteti i Udine (Itali), Instituti Mesdhetar për Studime Mjedisore të Qendrës për Shkencë dhe Kërkime Koper, Shoqata e Gjuetarëve të Sllovenisë, Universiteti i Beogradit (Serbi), OIKON (Kroaci), Arcturos (Greqi), Venetian Cluster (Itali), CZIP – Qendra për Mbrojtjen dhe Kërkimin e Shpendëve (Mali i Zi), Igea MAK (Maqedoni e Veriut) dhe PPNEA (Shqipëri), si dhe shtatë partnerë të asociuar.
KOHËZGJATJA:
01.09.2024 – 31.08.2027 (3 vjet)
FINANCMIMI:
Buxheti total i projektit është 1.672.774,36 €
Projekti mbështetet nga programi Interreg IPA ADRION në kuadër të Fondeve Interreg (Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal dhe IPA).
VENDET:
Shqipëri, Itali, Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Greqi.
PERSON KONTAKTI:
Melitjan Nezaj