CEPF

“Vendosja e themeleve për një të ardhme të qëndrueshme për Peizazhin e Mbrojtur Lumi i Bunës në Shqipëri dhe Delta e Bojanës në Malin e Zi”, ështe i fokusuar në Peizazhin e Mbrojtur Lumi i Bunës – Velipojë dhe Deltën e Bojanës, që synon të rrisë njohuritë për llojet e ujërave të ëmbla, që jetojnë në këto zona ndërkufitare. Gjithashtu, projekti do të theksojë edhe rëndësinë e llojeve si: Blini i bardhë (Acipenser naccarii), ngjala (Anguilla anguilla) dhe masat e dedikuara për ruajtjen e tyre.

Ky projekt u mbështet nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Emri i projektit: Vendosja e themeleve për një të Ardhme të Qëndrueshme për Peizazhin e Mbrojtur Lumi Bunës në Shqipëri dhe Delta e Bojanës në Malin e Zi.

Zona Gjeografike: ALB10 Liqeni i Shkodrës, Lumi i Bunës, Velipojë – Vau i Dejës dhe MNE03 Delta e Bojanës.

Partner projekti: EnvPro Mali i Zi

Fokusi i projektit në drejtimin strategjik 2: “Mbështetja e menaxhimit të qëndrueshëm të ujëmbledhëseve nëpërmjet qasjeve të integruara për ruajtjen e biodiversitetit”.

Prioritetet e investimit:

–                 Prioriteti i investimit 2.1: Rritja e njohurive kryesore mbi biodiversitetin dhe rëndësinë e shërbimeve e ekosistemit të ujërave të ëmbla. Kjo do të arrihet përmes zhvillimit të kërkimit shkencor për llojet e synuara.

–                 Prioriteti i investimit 2.2: Marrja e masave për të zvogëluar kërcënimet dhe për të përmirsuar zonat e përzgjedhura (KBAs) të menaxhimit të ujëmbledhësit (CMZ), me pjesëmarrjen e palëve lokale të interesuara (këto veprime mund të nënkuptojnë restaurimin e ekosistemeve të ujërave të ëmbla). Kjo do të arrihet nëpërmjet zbatimit të masave të ruajtes.

–                 Prioriteti i investimit 2.3: Angazhimi me qeverinë, sektorin privat dhe palët e tjera të interesuara, për të mbështetur praktikat e integruara të menaxhimit të baseneve lumorë, që ulin kërcënimet ndaj biodiversitetit në Zonat e Menaxhimit të Ujëmbledhësit (CMZs). Kjo do të arrihet nëpërmjet zhvillimit dhe zbatimit të analizimit të situatës në bashkëpunim të ngushtë me institucionet menaxhuese.

Mekanizmi i ankesave: Do të vlerësonim të na shkruanit ([email protected]) nëse dikush ka vërejtur ndonjë problematike ose ndonjë shqetësim në lidhje me aspekte të projektit të financuar nga CEPF, të zbatuar nga PPNEA. Ose kontaktoni CEPF RIT në [email protected]

Person kontakti: Xhemal Xherri, Menaxher Projekti / PPNEA