Kali i qyqes

Emri shkencor

Neophron percnopterus

Përshkrimi

Kali i qyqes ka një madhësi prej 55 – 65 cm dhe gjatësia e hapjes së krahëve shkon nga 155 – 170 cm. Adultët kanë pendë të bardha dhe pendë fluturimi të zeza, ndërsa të rinjtë kanë ngjyrë kafe. Kali i qyqes është një shpend shtegtues. Në shtator, ata fluturojnë në jug për të kaluar dimrin në Afrikë. Në pranverë ata fluturojnë mijëra kilometra prapa në territoret e tyre të folezimit. Sapo kali i qyqes mbërrin në Mars-Prill, çifti fillon të rregullojë dhe mirëmbajë folenë. Fillimisht ata ndërtojnë ose forcojnë bazën duke ndërthurur degëza dhe degë; pastaj mbulojnë pjesën e brendshme material leshi. Në fund foleja zbukurohet me kocka, lëvozhgë breshke dhe mbetje të tjera nga dieta e tyre. Në prill-maj femra lëshon 1-3 , të cilat ngrohen nga të dy prindërit.

Ushqimi

Kali i qyqes, ashtu si shkabat e tjera ushqehen kryesisht me kërma. Prandaj familja e shkabave njihet si ‘pastruesit e mjedisit’. Dieta e këtij lloji përfshin gjithashtu insekte, larva, bretkosa, hardhuca dhe breshka. Kali i qyqes është i njohur për inteligjencën e tij – është ndër të paktët lloje shpendësh në botë që përdorin mjete. Në Afrikë, kali i qyqes shpesh mund të shihet duke thyer vezë të braktisura të strucit duke përdorur një gur.

Habitati

Kali i qyqes preferon kodrat e hapura dhe vargmalet e ulëta malore. Vendet kryesore të folezimit të tij janë shkëmbinjtë dhe shpatet shkëmbore, shpesh afër vendbanimeve njerëzore. Folenë e ndërton në të çarat e shkëmbinjve, e cila mund të qëndrojë e zënë për disa vjet. Ky lloj është monogam; në Egjiptin e Lashtë konsiderohej si simbol i kujdesit prindëror.

Statusi i ruajtjes

Kali i qyqes është një lloj i rrezikuar globalisht, i përfshirë në Listën e Kuqe të IUCN si “I rrezikuar”. Popullata e tij globale vlerësohet në 21 000-67 000 individë me një tendencë negative , të qëndrueshme. Ai mbrohet rreptësisht nga Konventat Ndërkombëtare si ajo e Bernës dhe Bonit, si dhe nga Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara (CITES). Gadishulli i Ballkanit është shtëpia e më pak se 50 çifteve të këtij lloji, ndërkohë në Shqipëri folezojnë më pak se 10 çifte të tij. Kërcënimet kryesore të këtij lloji janë helmimi jo i drejtpërdrejtë, humbja dhe degradimi i habitatit, elektroshoku dhe përplasja me infrastrukturën energjetike, gjuetia e paligjshme etj.

Dhuroni

Kontributi juaj financiar mund të jetë një ndihmë e madhe për ne që të punojmë për të mbrojtur të ardhmen e mjedisit natyror në Shqipëri.
Dhuro