Video e disponueshme me titra në shqip, boshnjakisht, malazezisht, serbisht dhe maqedonisht.
Malet, lumenjtë dhe ligatinat e Ballkanit Perëndimor janë ndër ekosistemet më të paprekura në Evropë. Ato strehojnë një gamë të gjerë speciesh të rrezikuara, veçanërisht peshq dhe organizma ujorë që nuk gjenden askund tjetër në botë.
Megjithatë, ky hotspot global i biodiversitetit është i brishtë dhe ka nevojë urgjente për mbrojtje. Për të ruajtur këto ekosisteme, është krijuar një rrjet ndërkombëtar i zonave natyrore të vlefshme i njohur si Rrjeti Emerald. Por në Ballkanin Perëndimor, shumë prej këtyre zonave ende nuk janë të mbrojtura me ligj, dhe lumenj të mrekullueshëm mbeten të papërfshirë. Identifikimi dhe menaxhimi i duhur i zonave të Rrjetit Emerald është thelbësor për mbijetesën e specieve të rrezikuara dhe ruajtjen e bukurisë natyrore të rajonit.