Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit
Hyrje:
Shqipëria, po njesoj si vendet e tjerë në gadishullin e Ballkanit, njihet për vlerat e pasura natyrore dhe ato të biodiversitetit. Me një numër të konsiderueshëm llojesh endemik apo habitatesh karakteristike, vendi ynë gëzon një rëndësi ndërkombëtare lidhur me ruajtjen e natyrës.
Shqipëria i ruan këto vlera natyrore nëpërmjet rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura. Për këtë arsye, menaxhimi efiçent dhe i qëndrueshëm i këtyre zonave, nëpërmjet përfshirjes së komunitetit lokal dhe shoqërisë civile është tejet i rëndësishëm, duke ofruar alternativa të qëndrueshme për bashkëjetesën e paqtë midis natyrës dhe njerëzve.
Objektivat e projektit:
- Përmirësimi i politikave kombëtare për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit;
- Nxitja e llogaridhënies së vendimmarrësve;
- Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura;
- Promovimi dhe mbështetja e aktivizmit civil;
- Rritja e angazhimit të komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
Aksionet:
- Krijimi i partneriteteve me organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë veprimtari në Parkun Kombëtar Shebenik – Jabllanicë;
- Rishikimi i planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë;
- Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me krimet mjedisore në zonat e mbrojtura;
- Mbështetja e platformave ekzistuese për rritjen e raportimit qytetar rreth krimeve mjedisore;
- Ofrimi i granteve të vogla për organizata të shoqërisë civile të cilat dëshirojnë të ndjekin praktikat e ofruara nga projekti.
Financimi:
Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA)
WWF Adria
Kohëzgjatja:
2020 -2022
Person kontakti:
Olsion Lama, Menaxher i projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit” #PA4NP
Email: [email protected]
Mëso më tepër rreth projektit duke klikuar këtu.