PPNEA kërkon të punësojë një koordinator projekti dhe specialist i faunës.
Detyrat specifike përfshijnë:
- Koordinim dhe zbatim i aktiviteteve në kuadër të projekteve.
- Asistim në aktivitetet e PPNEA-s në terren, për monitorimin dhe studimin e jetës së egër;
- Lobim në nivel lokal dhe kombëtar për mbrojtjen e faunës si dhe kontribut në zbatimin e dëgjimeve publike, seminareve dhe konferencave në lidhje me jetën e egër.
- Zbatim i plani të punës dhe indikatorëve të projekteve, dhe përgatitja e raporteve të shkurtra për partnerët.
Arsimi:
- Minimalisht Diplomë MSc/MA në fusha që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës. Kualifikimet shtesë (PhD, trajnime pasuniversitare, etj.) dhe/ose përvoja në projekte ndërdisiplinore do të konsiderohen si avantazhe të mëtejshme.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Minimalisht 5 vite përvojë pune, në fushën e ruajtjes së natyrës dhe biodiversitetit, të ngjashme me detyrat e përshkruara më sipër;
- Njohuri dhe përvojë në për praktikat dhe metodat e monitorimit të kafshëve të egra;
- Aftësi në organizimin e workshop-eve dhe takimeve;
- Aftësi për të kryer punë në terren dhe gadishmëri për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe rajonal;
- Aftësi shumë të mira komunikimi me palët e interesuara, si lokale por edhe me partnerët dhe donatorët e projektit;
- Njohuri në menaxhimin e ciklit të projektit me fokus planifikimin, lehtësimin e procesit, rrjetëzimin, monitorimin dhe raportimin;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, në shkrim dhe komunikim;
- Aftësi për të punuar në ekip, organizim efikas të kohës dhe aftësi koordinuese;
- Aftësi në shkrimin e projekteve dhe raporteve/artikujve shkencore cilësore;
- Njohuri mbi programe të ndryshme kompjuterike, kryesisht GIS;
- Aftësi për të udhëtuar i pavarur në zonat e punës,
- Leje drejtimi të tipit B dhe eksperiencë në drejtimin e automjetit në zona malore.
Kushtet e punësimit:
- Ky pozicion është i vendosur në zyrën e PPNEA-s në Tiranë, duke përfshirë dhe udhëtime apo lëvizje të shpeshta në zonat e fokusit të PPNEA-s në Shqipëri.
- Kandidatët e interesuar, duhet të dërgojnë me e-mail në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi,( maksimumi dy faqe) në anglisht, ku të përshkruhet interesi juaj për pozicionin, dy letra rekomandimi, certifikatë e mbrojtjes së gjuhës angleze, dhe kopje e kualifikimeve/diplomave.
Afati për të aplikuar për pozicionin e Koordinatorit të projektit është
data 30 Shtator 2022. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email
[email protected], nën subjektin
“Aplikim për koordinator projekti” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më
10 Tetor 2022.