PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË NJË OFICER POLITIKASH

PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË NJË OFICER POLITIKASH

PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË NJË OFICER POLITIKASH

 

Specifikimi i Pozicionit: Oficer/e i Politikave

PPNEA po rekruton një Oficer/e të Politikave me fokus të specializuar në ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Speciet dhe habitatet janë në qendër të punës së PPNEA-s dhe përfaqësojnë disa nga çështjet tona më komplekse dhe sfiduese në aspektin politik, nga adresimi i shkaqeve të persekutimit deri te rimëkëmbja dhe riintroduktimi i tyre. Mbajtësi/ja i/e këtij pozicioni do të luajë një rol kyç në zhvillimin, koordinimin dhe mbështetjen e punës specifike të politikave, duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtuesin e Programit të Politikave dhe menaxherët e projekteve.

 

Detyrat kryesore:

Mbështetja e advokimit në nivel të lartë: Bashkëpunimi me kolegët për të angazhuar dhe advokuar pranë institucioneve dhe rrjeteve mjedisore, me qëllim ndikimin në zhvillimin e politikave të qëndrueshme për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, mbrojtjen e habitateve natyrore dhe specieve.

Kontribut në analizën e politikave dhe legjislacionit: Kryerja e analizave mbi praktikat aktuale dhe ndikimet e tyre, zhvillimi i politikave të PPNEA-s dhe advokimi për ndryshime të nevojshme në përputhje me kontekstin ligjor, politik dhe strategjik.

Kontribut në planifikimin dhe zbatimin e fushatave: Bashkëpunimi me Departamentin e Komunikimit për të mbështetur hartimin dhe zbatimin e fushatave të politikave dhe advokimit, me qëllim adresimin e kërcënimeve ndaj habitateve dhe specieve të rëndësishme.

Angazhimi në rrjete dhe partneritete: Ndërtimi dhe forcimi i marrëdhënieve me rrjetet e PPNEA-s dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, si dhe hartimi dhe zbatimi i fushatave të angazhimit publik.

Monitorimi i zhvillimeve për politikat dhe legjislacionin për ruajtjen e natyrës: Vlerësimi i përputhshmërisë së vendimmarrjes me ligjet dhe rregulloret kombëtare në fushën e mbrojtjes së natyrës.

 

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

Të domosdoshme:

  • Diplomë në fusha si drejtësi, shkenca politike, politika ndërkombëtare të mjedisit ose fusha të ngjashme, ose përvojë relevante për këtë rol.
  • Aftësi për të analizuar çështje komplekse në një mjedis dinamik.
  • Aftësi për të negociuar dhe ndikuar tek të tjerët – profesionalizëm, aftësi bindëse dhe qasje bashkëpunuese.
  • Njohuri mbi platformat, proceset dhe audiencat relevante për fushatat e advokimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi, për audienca të ndryshme.
  • Angazhim dhe njohuri mbi çështjet e mjedisit në përgjithësi dhe ruajtjen e natyrës në veçanti.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup, me qasje bashkëpunuese dhe respekt për të tjerët.
  • Pavarësi dhe motivim i lartë për të ndërmarrë iniciativa.
  • Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit, për të përfaqësuar PPNEA-n dhe interesat e saj.

Të tjera:

  • Përvojë praktike në një rol politikash dhe legjislacioni.
  • Aftësi për të operuar si në nivel praktik, ashtu edhe strategjik.
  • Njohuri mbi politikat e mjedisit dhe biodiversitetit, veçanërisht mbi çështjet e specieve.
  • Rrjet i ngritur me organizata dhe aktorë të rëndësishëm në fushën e advokimit mjedisor.
  • Aftësi për të zhvilluar ide të reja dhe për të mbështetur të tjerët në këtë drejtim.

Ju lutemi dërgoni një letër motivimi, CV dhe dy referenca[email protected] deri më 14 shkurt.
Intervistat do të zhvillohen duke filluar nga java e tretë e muajit Shkurt.

Postime të ngjashme