PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË SPECIALIST PROJEKTI NË GORICË TË VOGËL, PARKU KOMBËTAR PRESPË

PPNEA KËRKON TË PUNËSOJË SPECIALIST PROJEKTI NË GORICË TË VOGËL, PARKU KOMBËTAR PRESPË

Detyrat specifike përfshijnë:

– Të ndihmojë në koordinimin dhe zbatimin aktiviteteve dhe eventeve të projektit, duke përfshirë asistencën për organizimin dhe koordinimin e takimeve, seminareve, eventeve, etj.

– Të asistojë në mirëmbajtjen e dokumentacionit të projektit, duke përfshirë raportet, korrespondencën, dosjet dhe databazën.

-Të mbështesë procesin e punës në terren, dhe në aktivitete të angazhimit të komunitetit.

– Të ndihmojë në mbarëvajtjen e projektit dhe të sigurojë që detyrat të kryhen në kohë.

-Të mbështesë dhe zhvillojë zbatimin e strategjive për angazhimin e komunitetit në aktivitete për ruajtjen e natyrës

-Të dizenjojë/përshtasë dhe zbatojë strategji komunikimi për target grupe të ndryshme (të rinj/komuniteti/palë të tjera interesi) me qëllim komunikimin e rezultateve të projektit dhe përfshirjen e tyre.

-Të dizenjojë dhe zbatojë aktivitete të edukimit në natyrë me nxënësit e shkollave në Parkun Kombëtar të Prespës dhe zonave përreth tij.

-Të mirëmbajë databazën e palëve të interest të organizatës në nivel lokal

-Të udhëheqë/drejtojë dhe zgjerojë grupin e vullnetarëve te zyra lokale për arsye të fitimit të eksperiencës/arsye të kërkimeve për studimet bachelor ose master.

-Të mbajë minuta takimi tek mbledhjet ndërkufitare për aktivitete të ndryshme të monitorimit sipas planit operacional të projektit

Arsimi:

Të ketë përfunduar studimet e larta në fusha relevante me mjedisin, shkenca mjedisore apo natyrore (biologji, biokimi, inxhinieri mjedisi etj); përvoja në studime apo shkenca ndërdisiplinore do të konsiderohen si avantazhe të mëtejshme.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

-Aftësi dhe përvojë në mbështetjen e organizimit të takimeve, konferencave dhe eventeve të tjera të ngjashme.

-Aftësi për të krijuar dhe siguruar marrëdhënie të mira me palët e përfshira të interesit (partnerë lokal, kombëtar apo donatorë) apo dhe me persona nga kombësi, fe, prejardhje kulturore/profesionale dhe gjini të ndryshme.

-Aftësi shumë të mira komunikimi të gjuhës angleze.

-Aftësi për të punuar në ekip dhe në një mjedis dinamik; të sigurojë një menaxhim apo organizim sa më efikas të kohës;

-Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe promovuese për punën e PPNEA-s me grupet e turistëve që drejtohen pranë zyrës lokale.

-Aftësi dhe njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.

-Leje drejtimi të tipit B, përbën avantazh.

 

Kushtet e punësimit

Ky pozicion është i vendosur pranë zyrës lokale të PPNEA në Goricë të Vogël, Parku Kombëtar Prespë.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë me e-mail në formatin pdf, një CV në anglisht dhe letër motivimi (maksimumi dy faqe) në anglisht, ku përshkruhet interesi për pozicionin; kopje e kualifikimeve/diplomës të tyre dhe certifikatë e mbrojtjes së gjuhës angleze; letra rekomandimi apo referenca përbëjnë avantazh.

Afati për të aplikuar për pozicionin Specialisti Projekti është data 27 Shtator 2024. CV dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën e email [email protected], nën subjektin “Aplikim për Specialist Projekti” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen deri më 4 Tetor 2024. Nëse nuk jeni njoftuar për intervistë brenda kësaj date, aplikimi juaj nuk do të konsiderohet për vlerësim të mëtejshëm.

Postime të ngjashme