Projekti i ri me PONT

Projekti i ri me PONT

Kanë kaluar vetëm 16 ditë nga takimi ku u arrit marreveshja mes Prespa Ohrid Nature Trust – PONT dhe Protection and Preservation of Natural Environment in Albania, për projektin 3 vjeçar i cili ka për qëllim konektivitetin e korridoreve ekologjike në Shqipëri dhe synon zhvillimin e një modeli qeverisje të suksesshme për menaxhimin e tyre, mes insititucioneve lokale dhe vendore, komuniteteve lokale dhe organizatave.

Sot, PPNEA së bashku me organizatat partnere, ICLA INLSH , Shoqata “EKSPERTET E RINJ MJEDISOR” dhe Ekologet Kukes, realizoi takimin e parë koordinues për zbatimin e projektit të konektivitetit të korridoreve ekologjike.

Në përmbyllje të takimit, u nënshkruan edhe marrveshjet e bashkepunimit mes partnereve, duke formalizuar angazhimin 3-vjeçar për këtë nismë inovative për Shqiperinë.

Postime të ngjashme