Një ndër pullat më të reja postare, tashmë mbart Kalin e Qyqes si personazh kryesor. Pulla postare është një provë kyçe e historisë dhe kulturës të një vendi, por edhe identitetit kombëtar.
Pikërisht Kali i Qyqes përfaqëson një simbol të pasurisë natyrore të vendit, si shkaba e fundit folezuese në Shqipëri, me status popullate të rrezikuar.
Për këtë arsye dëshirojmë që kjo pullë t’u shërbejë jo vetëm filatelistëve shqiptarë dhe të huaj për të rritur interesin e tyre për koleksionimin e pullave me temë faunën shqiptare , por edhe publikut në tërësi për të njohur llojet e rëndësishme të biodiveristetit tonë, dhe mbrojtur ato.
Falenderojmë Postën Shqiptare, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhs Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që e përkrahën këtë nismë.
Herën tjetër që do të postoni një letër, thjesht kërkoni të përdorni pullën postare me Kalin e Qyqes, jemi të sigurt që do t’u impresionojë!



