Pyjet e së ardhmes

Pyjet e së ardhmes

Ka vende që mbajnë kujtime në dheun e tyre. Vende ku çdo rrënjë e prerë dhe çdo kodër e zbrazur të kujton ç’ka humbur, por edhe ç’ka ende shpresë të rikthehet.

Pashtrik–Morina është një prej tyre.

Prej dekadash, kjo zonë ka mbartur plagë të thella të shkaktuara nga minierat, shpyllëzimet dhe zjarret. Por sot, mes pluhurit dhe rrënojave, po mbillet një e ardhme e re. Një mozaik i vogël restaurimi, i nisur me kujdes, durim dhe besim tek natyra.

Nisma e Pyjeve Veriore: Restaurimi i Pyjeve në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri” bashkoi ekspertizën, njohuritë lokale, përkushtimin dhe punën në terren, të gjitha duke u ndërthurur për të restauruar habitatet dhe për të përmirësuar ndërlidhjen ekologjike. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, po ringrihen habitate që dikur ishin të fragmentuara, po rikthehet ndërlidhja ekologjike dhe po ndërtohen themelet për një mjedis më të qëndrueshëm, ku natyra dhe komunitetet mund të ecin së bashku. Ne nuk mundëm të rikthenim gjithë Pashtrik–Morinën.

Por rikthyem diçka thelbësore: mundësinë. Mundësinë që pas 10 apo 15 vitesh, aty ku sot shohim toka të zhveshura, të shohim pyje të reja, shpendë që rikthejnë cicërimën e tyre dhe fëmijë që rriten nën hijen e pemëve që po mbillen sot. Kjo është historia e një zone që po rilind.

Një histori e qetë, e durueshme dhe e mbushur me premtime.

Mbani mend emrin Pashtrik–Morinë. Dhe kur të kaloni aty pranë, ndoshta do të shihni fillimin e asaj që dikur dukej e pamundur.

Shihemi në të ardhmen e pyjeve!

*Projekti “Nisma e Pyjeve Veriore” është një nismë e mbështetur nga IUCN ECARO dhe Swedish Postcode Lottery Foundation, e cila fokusohet në restaurimin e peizazheve pyjore të degraduara në veri të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme