RAST I GJUETISË SË PALIGJSHME NDAJ LLOJIT TË RREZIKUAR DHE TË MBROJTUR, DHISË SË EGËR (RUPICAPRA RUPICAPRA BALCANICA), NË KËTË MOMENT NË MALIN GRAMOZ (E PREMTE 7 TETOR 2022, ORA 10.30)
Po ndodh tani, një gjuetar i paligjshëm është parë të hyjë në mëngjes në territorin grek nga Shqipëria, dhe është duke gjuajtur në habitatin e dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica) me qen gjahu, në zonën Skotadi-Rosdoli, fshatit Plikati, të Bashkisë Konicë.
Dihet se ai ka qëlluar të paktën një herë drejt një grupi të tyre, por për shkak të distancës nuk konfirmohet nëse ka patur sukses. Ndërkohë, ky incident është duke vazhduar edhe tani, dhe mendohet se mund të jetë i shoqëruar edhe nga gjuetarë të tjerë të paligjshëm, por të vendosur në pozicione të tjera.
Kujtojmë se në këtë zonë (vija kufitare Greqi-Shqipëri në malin Gramoz në shkëmbinjtë mbi fshatin Plikati) janë regjistruar dhe bërë publike edhe ngjarje të tjera të ngjashme, dhe për shkak të këtij fenomeni të vazhdueshëm, popullata e këtij lloji të mbrojtur ka rënë në mënyrë drastike.
Pritet që ky gjuetar të kalojë kufirin në orët në vazhdim, për t’iu afruar fshatrave të mundshëm të Shqipërisë, nga ku mesa duket është nisur (Rahovë, Starje dhe Ersekë). Ndërkohë, institucionet përkatëse janë njoftuar për rastin me qëllim ndalimin e autorit (ose autorëve) dhe janë vendosur në gatishmëri.
Vëmë re se praktika e gjuetisë së çdo lloji në Shqipëri është e ndaluar dhe gjuetia e dhisë së egër në Greqi është gjithashtu e ndaluar.
Veprimi i menjëhershëm i institucioneve do të ndihmonte në mbrojtjen e kafshëve të egra dhe veçanërisht në mbijetesën e popullatës së rrezikuar, të llojit të rrallë të dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica), që gjendet në zonën kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë në malin Gramoz.
INFORMACION I DHËNË NGA BASHKËPUNËTORËT TANË TË Balkan Chamois Society.