Ekspertë nga gjashtë kontinente dhe 70 shtete u mblodhën për samitin e parë global të konfliktit Njeri-Jetë e egër, në Oksford, në Mbretërinë e Bashkuar, e enjte 30 mars 2023.
PPNEA iu bashkua Konferencës Ndërkombëtare mbi Konfliktin dhe Bashkëjetesën mes Njeriut dhe Jetës së Egër, të organizuar nga IUCN në Oksford, në Mbretërinë e Bashkuar. Ky samit global mblodhi qindra ekspertë nga organizatat e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës, akademia, qeveritë, bizneset dhe komunitetet indigjene nga gjashtë kontinente dhe 70 shtete.
Drejtori Ekzekutiv i PPNEA, Dr. Aleksandër Trajçe, Anëtar i HWCCSG, i cili ishte pjesë e panelit për diskutimin e temës “Cila është e ardhmja e mishngrënësve të mëdhenj në Evropë? Në gjurmët e brishta të bashkëjetesës”, kishte mundësinë të ndante mekanizmat dhe qasjet tona të suksesshme lokale për adresimin e konfliktit mes njeriut dhe jetës së egër, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit dhe mbështetjes së zgjidhjeve lokale që tashmë po funksionojnë mirë
Është pjesë e misionit të PPNEAs promovimi i bashkëjetesës midis njerëzve dhe jetës së egër, për një të ardhme harmonike.