Sarandë, nxënësit e shkollës “9 Tetori” organizojnë ekspozitën “Ne riciklojmë”

Sarandë, nxënësit e shkollës “9 Tetori” organizojnë ekspozitën “Ne riciklojmë”
Ndotja plastike është një nga problemet më të mëdha që po përballet planeti dhe në qytete turistike si ai i Sarandës kthehet në problem, jo vetëm për gjallesat por edhe vetë industrinë e turizmit. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “9 Tetori” të këtij qyteti kanë realizuar ekspozitën me tematikë “Ne riciklojmë”, ku me ndihmën e mësuesve kanë realizuar punime të ndryshme me materiale të riciklueshme. Gjate punës janë përdorur materiale të riciklueshme si karton, plastikë apo dhe qelq, duke i rikthyer përsëri në funksion, disa për qëllime edukative. Ky aktvitiet me qëlllim mbajtjen paster të ambjentit, ka nxitur fantazinë e fëmijëve duke realizuar objekte, makete dhe shumë elemente të tjera të nevojshëm për t’u ripërdorur gjatë orevë te mësimit. Ky aktivitet u realizua në kadër të projektit Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave II: Menaxhimi i Integruar i Biodiversitetet në Zonat Bregdetare në Shqipëri zbatuar nga PPNEA dhe mbështetur financiarisht nga CEPF.
Postime të ngjashme