Vjeshtë në Prespë…

Nuk të lodhen asnjëherë sytë nga peizazhi mahnitës vjeshtor i Parkut Kombëtar të Prespës. Ekipi i PPNEA-së ka fatin të shijojnë këto pamje pasi që prej një jave janë zhvendosur në këtë park për të vazhduar studimin e ariut të murrmë (Ursus arctos). Të ndarë në dy grupe, specialistët tanë po kontrollojnë dhe mbledhin të dhënat e kamerave kurth, nga ku dhe do të dalin fotot më të fundit të jetës së egër të kësaj zone. Qëndroni gati për fotot e mbretit të Prespës…
Postime të ngjashme