‘Shqipëria është Biodiversitet’ është një program afatgjatë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për ekosistemet dhe speciet fantastike që jetojnë në Shqipëri. Në pamjë të parë, nisma prezantohet përmes imazhit të rikonceptuar të mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar, e cila sjell disa nga speciet e rrezikuara në mënyrë kritike dhe më unike të Shqipërisë në qendër të qytetit të Tiranës.

Kjo vepër artistike plotësohet përmes një programi edukues të mirëmenduar, kushtuar veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve, si dhe një sërë aktivitetesh publike, si diskutime, shfaqje filmash, punëtori, etj.

*Kjo fushatë është një nismë e përbashkët mes PPNEA dhe Heinrich Boll Stiftung Tirana, e mbështetur edhe nga Ambasada Zviceriane, Delegacioni i BE në Shqipëri, Ambasada Gjermane, Ambasada Franceze, Agjencisë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Vodafone Albania.

Regjistrohu