Menu

Shtegu i kalit të qyqes: Një atraksion i ri për turizmin natyror

Turizmi alternativ ka marrë një hov të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në burim kryesor të të ardhurave për shumë banorë në zona të thella malore.
 
Fundjavën e kaluar, ekipi ynë në bashkëpunim me stafin e Visit-Gjirokastra realizoi një ekspeditë me qëllim markimin dhe promovimin e shtegut të quajtur “Shtegu i Kalit të qyqes”, që shtrihet përgjatë Luginës së Drinos dhe rajonit të Kurveleshit. Ky shteg do të mirëpresë turistë vendas e të huaj për të shijuar natyrën e virgjër të këtij rajoni dhe vlerat e çmuara të biodiversitetit, sidomos ato avifaunistike.
 
Shtegu i kalit të qyqes gjendet në habitatin e kësaj shkabe të rrezikuar, duke lidhur fshatin e Kardhiqit me atë të Nivicës. Shumë shpejt ky shteg do të shndërrohet në një atraksion të preferuar për shpendkundruesit dhe dashamirësit e natyrës.
 
Na ndiqni në vijim!
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Share this Post!

About the Author :  


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP