THIRRJE E HAPUR: Planifikues Urban / Arkitekt Peizazhi

THIRRJE E HAPUR: Planifikues Urban / Arkitekt Peizazhi

Projekti URBiodiversity kërkon të angazhojë një Planifikues Urban ose Arkitekt Peizazhi për të mbështetur rigjenerimin e një hapësire të vogël urbane në Tiranë. Kjo nismë synon të rrisë biodiversitetin në qytet duke integruar bimësi vendase, përmirësuar qëndrueshmërinë ekologjike dhe nxitur pjesëmarrjen aktive të komunitetit në procesin e dizajnit.

Përgjegjësitë

Eksperti i përzgjedhur do të:

  • Hartojë dhe planifikojë rigjenerimin e një hapësire urbane me fokus tek bimësia vendase, rritja e biodiversitetit dhe qëndrueshmëria ekologjike.

  • Lehtësojë proceset e angazhimit të komunitetit, duke siguruar përfshirjen e banorëve dhe palëve të interesit në dizajn dhe vendimmarrje.

  • Zhvillojë koncepte dizajni që balancojnë vlerat estetike, funksionale dhe ekologjike.

  • Ofronte udhëzime teknike gjatë fazave të planifikimit dhe zbatimit.

  • Bashkëpunojë me ekipin e projektit për të përshtatur dizajnin me objektivat mjedisore dhe sociale të projektit.

Kualifikimet e kërkuara

Aplikantët duhet të posedojë:

  • Diplomë në Planifikim Urban, Arkitekturë Peizazhi ose fusha të ngjashme.

  • Përvojë profesionale të mëparshme në rigjenerim urban, dizajn të qëndrueshëm të peizazhit ose projekte të infrastrukturës së gjelbër.

  • Njohuri mbi llojet bimore vendase dhe parimet e restaurimit ekologjik.

  • Përvoja në dizajn me bazë komunitare ose procese pjesëmarrëse është shumë e preferuar.

  • Aftësi të forta komunikimi dhe punë në ekipe ndërdisiplinore.

Procesi i aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Curriculum Vitae (CV)

  • Email motivimi (duke përshkruar përvojën e rëndësishme dhe interesin për projektin)

  • Portfolio e punëve të mëparshme (duke theksuar projektet përkatëse urbane ose të dizajnit të peizazhit)

Afati i fundit për të aplikuar për pozicionin Planifikues Urban / Arkitekt Peizazhi është 12 shtator 2025. CV-të dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në [email protected] me subjektin “Aplikim për Planifikues Urban / Arkitekt Peizazhi” brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 19 shtator 2025. Nëse nuk merrni njoftim deri në këtë datë, aplikimi juaj nuk është marrë në konsideratë për vlerësim të mëtejshëm.

Postime të ngjashme