Thirrje për rrjetëzim dhe dialog rajonal mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Thirrje për rrjetëzim dhe dialog rajonal mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Thirrje për rrjetëzim dhe dialog rajonal mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

27.01.2026

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), institucioni përgjegjës për koordinimin e zhvillimit dhe zbatimit të Planit të Veprimit për zbatimin e Deklaratës së Sofjes, ka shprehur interesin për të krijuar një dialog më të rregullt dhe të strukturuar me organizatat e shoqërisë civile mbi zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, BOS, Rrjeti CEE Bankwatch dhe Rrjeti CAN Europe janë ftuar të propozojnë një model bashkëpunimi dhe modalitete për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces.

Si hap i parë, synojmë të vlerësojmë interesin e organizatave të shoqërisë civile për të marrë pjesë në Grupin Koordinues të OShC-ve, i cili do të shërbejë si platformë dialogu me RCC. Qëllimi i grupit është të lehtësojë shkëmbimin e informacionit, koordinimin e qëndrimeve dhe pjesëmarrjen e përbashkët në diskutime me RCC, në përputhje me kapacitetet dhe interesat e organizatave pjesëmarrëse.

 

Organizatat e interesuara mund të:

  • shprehin interes për të marrë pjesë aktive në punën e Grupit Koordinues, ose
  • aplikojnë për të marrë përditësime të rregullta mbi zhvillimet e lidhura me Agjendën e Gjelbër.

 

Për shkak të mungesës së proceseve rajonale të qarta gjatë këtij viti, angazhimi i pritshëm kohor nuk është i përcaktuar saktësisht, por parashikohet përafërsisht një takim online në muaj.

Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të plotësojnë formularin ONLINE jo më vonë se data 30 janar 2026.

Deklarata e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, e miratuar në 2020, përfaqëson një kornizë strategjike përmes së cilës ekonomitë e rajonit janë angazhuar për Marrëveshjen Evropiane për Gjelbërim, me qëllim uljen e emetimeve të gazrave serrë, mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin drejt një ekonomie të qëndrueshme dhe me karbon të ulët. Agjenda e Gjelbër bazohet në pesë shtylla kryesore dhe zbatohet përmes një Plani Veprimi. Pas pesë vjetësh me përparim të kufizuar, në 2025 u realizua një rishikim dhe u miratua një Plan Veprimi i rishikuar me 41 masa. Megjithëse rekomandimet e shoqërisë civile u përfshinë në Planin e Veprimit të rishikuar, procesi i konsultimeve nuk ishte gjithëpërfshirës dhe nuk u hap për një gamë më të gjerë organizatash.

 

Lidhëza: Apliko këtu

Postime të ngjashme