Video e animuar per helmimin

Video e animuar per helmimin

Një video e re e animuar që ilustron ciklin e rrezikshëm të helmimit të paligjshëm të faunës së egër

Fenomeni i helmimit tashmë përfaqëson një nga çëshjet më alarmante dhe urgjente të ruajtjes së natyrës, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhdukjen e llojeve të rrezikuara, përfshirë shkabat. Pavarësisht se është e ndaluar në shumë vende, ajo mbetet një metodë e përhapur për eliminimin e kafshëve që perceptohen si dëmtues ose grabitqarë. Megjithatë, pasojat shtrihen përtej kafshëve të synuara, duke prekur dhe kafshët e tjera të egra, madje edhe njerëzit. Vendosja e karremave helmues në zona të hapura fillon një cikël vicioz apo të rrezikshëm, duke vrarë pa dallim çdo kafshë që bie në kontakt me këto substanca toksike.

Videoja e mëposhtme ilustron ciklin vicioz të helmimit të paligjshëm të faunës së egër, i cili pasqyron efektet shkatërruese tek ekosistemet dhe llojet e mbrojtura si dhe kërcënon mirëqenien e njerëzve. Ndërprerja këtij cikli kërkon një përpjekje të përbashkët nga institucionet qeveritare, organizatat e ruajtjes së natyrës dhe komunitetet lokale. Aksione të tilla në kërë drejtim po ndërmerren në kuadër të Projektit @balkandetoxlife i cili vazhdimisht po punon për rritjen e kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse në përmirësimin e menaxhimit të rasteve të helmimit, zbatimit sa më efikas të ligjit si dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit duke promovuar masa parandaluese dhe alternativa të sigurta ndaj karremave helmues në 7 vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Postime të ngjashme