Nga 7 deri më 14 shtator, vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë do të mblidhen pranë Lagunës së Nartës për të mbështetur “Qendrën për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri” (PPNEA) në përmirësimin e habitateve të rëndësishme për folezimin dhe pushimin e shpendëve. Ky do të jetë Kampi i parë i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Nartë, një moment historik në punën për ruajtjen e natyrës në Shqipëri, që sjell së bashku njerëz të apasionuar pas mbrojtjes së natyrës dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre për ruajtjen e saj.
Plotësoni formularin e aplikimit më poshtë.
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm në natyrë dhe shkencën e ruajtjes së natyrës!
Kampi i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Nartë