Shkabat hasin një numër të konsiderueshëm rreziqesh gjatë shtegtimit.

Shkabat hasin një numër të konsiderueshëm rreziqesh gjatë shtegtimit.

Njofim për Shtyp

  • Një studim i ri tregon se individët e kalit të qyqes përballen me një mori rreziqesh përgjatë shtegtimit të tyre prej 5000 km nga Evropa në Afrikë.
  • Këto shkaba shtegtare bien preh e gjuetisë së paligjshme, helmimit dhe elektroshokut, megjithatë shkaku kryesor i humbjes së jetës varion sipas shteteve.
  • Popullata e shkabës së vetme të rrezikuar në Evropë ka rënë me 50% që prej viteve 90’.
  Një studim i ri tregon se kali i qyqes (Neophron percnopterus) përballet me një mori rreziqesh gjatë shtegtimit të gjatë prej mijëra kilometrash. Duke shtegtuar përgjatë më tepër se 40 vendeve, këta shpendë bien preh e gjuetisë së paligjshme, helmimit dhe elektroshokut, megjithatë asnjë nga këto rreziqe në veçanti nuk mund t’i atribuohet rënies së përgjithshme të popullatës, për arsye se ato variojnë sipas vendeve specifike. Artikulli i publikuar në revistën Biological Conservation, pohon se popullata e kalit të qyqes po vazhdon të bjerë. Për këtë arsye, qeveritë e vendeve dhe organizatat për ruajtjen e natyrës duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të adresojnë rreziqet e shumta duke prioritizuar sipas vendit, në vend që të punojnë vetëm për një problem apo fushë të caktuar. Autorët e këtij artikulli gjurmuan 71 individë të kalit të qyqes nëpërmjet GPS-it, kontrolluan 4216 km rrjet elektrik për të gjetur shpendë të ngordhur, realizuan 910 intervista për të kuantifikuar përdorimin e helmeve, si dhe hulumtuan tregjet dhe praktikat e gjuetarëve për të matur persekutimin direkt në 13 vende përgjatë rrugës së shtegtimit. Midis 50 rasteve të shpendëve të ngordhur në Evropë dhe në Detin Mesdhe (44%), në Lindjen e Mesme (18%), dhe Afrikë (38%), shkaqet kanë variuar sipas rajoneve. Helmimi jo i drejtpërdrejtë i cili shkaktohet prej aktorëve rural që targetojnë grabitqarët rezultoi të ndodhte pothuajse përgjatë të gjithë rrugës së shtegtimit. Në territoret e folezimit në Evropën Lindore dhe në Arabinë Saudite, helmimi dhe elektroshoku përbëjnë dy kërcënimet kryesore që nevojiten të shmangen. Elektroshoku i ardhur nga shtylla të dizenjuara pa kujdes përbëjnë rrezikun prioritar për tu adresuar në Turqi, Jordani, Egjipt dhe Etiopi. Persekutimi direkt me qëllim përdorimin për arsye të besimit (supersticionit) të produkteve të derivuara nga shkabat, u rendit si kërcënimi kryesor në Nigeri dhe Niger, ndërkohë që të tjera arsye për gjuetinë e paligjshme u sinjalizuan në Liban dhe Siri. Steffen Oppel, studiuesi i vjetër i Shoqatës Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve (RSPB) dhe autori kryesor i këtij studimi pohon se : “Vështirësia më e madhe në ruajtjen e llojeve migratorë është të kuptuarit se ku aksionet ruajtëse do të bëjnë një diferencë: është më efektive të ruhen shpendët në territoret e folezimit, apo gjatë stinës së dimrit? Për kalin e qyqes – dhe për shumë lloje të tjerë – duhet punuar përgjatë një territori shumë të gjerë hapësinor.” Individët e kalit të qyqes shtegtojnë rreth 5000 km për çdo vit midis territoreve të folezimit dhe atyre të dimërimit. Një rrugë shtegtimi specifike, e përdorur nga qindra dhe mijëra lejlekë, shpendë grabitqarë, si dhe nga kali i qyqes, bën  që shpendët të kalojnë në Detin Egje, në Detin Mesdhe, si dhe në Detin e Kuq, për të arritur deri në Afrikë. Megjithatë, ky udhëtim rreth 5000 km është i mbushur me rreziqe, të cilat shpeshherë shkojnë deri në humbjen e jetës së shkabave. Popullata e kalit të qyqes ka rënë me më tepër se 50% që prej viteve 90’, ndërkohë që shtegtimi i përvitshëm përbën një kërcënim serioz, duke sjellë që më tepër se 50% të shpendëve të rinj të mos mbijetojnë gjatë fluturimit të tyre të parë. Shumë lloje shtegtare ndodhen në rrezik dhe ruajtja e tyre është shpeshherë jo e lehtë, për arsye se kërkon një bashkëpunim midis disa shteteve. Megjithatë, zgjidhje ekzistojnë. Disa prej këtyre rreziqeve mund të rregullohen lehtësisht, ndërkohë që disa të tjera janë më komplekse. Ajo çfarë është e rëndësishme është që zgjidhjet ekzistojnë për të gjitha rastet. Stoyan Nikolov, përfaqës i Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve (BSPB) dhe Menaxher i projektit “Jetë e Re për Kalin e Qyqes”, pohon: “Projekti ynë ka realizuar avancime domethënëse për ruajtjen e llojeve simbol përgjatë rrugës së shtegtimit, megjithatë edhe skuadra jonë ndërkombëtare nuk mund të gjurmojë në kohë avancimin e rreziqeve: ne mund të izolojmë qindra shtylla elektrike të rrezikshme, megjithatë, në të njejtën kohë, mijëra të tjera janë duke u ndërtuar në vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Ne kemi nevojë për mbështetjen e qeverive dhe investorëve ndërkombëtar për të ndaluar shtimin e këtyre rreziqeve.” Infrastruktura energjitike e ndërtuar në mënyrë të varfër mund të rregullohet në mënyrë që të mos jetë e rrezikshme për shpendët, ose qeveritë dhe agjencitë ndërkombëtare financuese mund të investojnë në dizenjime më të rregullta që prej fillimit. Persekutimi direkt dhe përdorimi i kurtheve me helm përbëjnë një vepër penale në shume shtete, megjithatë këto ligje jo gjithmonë zbatohen si duhet. Qeveritë duhet të investojnë në mbrojtjen dhe në krijimin e skemave të kompesimit të cilat reduktojnë qëllimin e përdorimit të kurtheve me helm midis aktorëve lokal, si dhe të fillojnë të bashkëpunojnë me praktikuesit e mjekësisë tradicionale për të promovuar alternativa më të qëndrueshme sesa produktet e derivuara nga shkabat për përdorime besimi (supersticioni). Nëse nuk ndërmerren masa përgjatë të gjithë rrugës së shtegtimit për të ulur rreziqet dhe për të parandaluar vrasjen e individëve të kalit të qyqes, popullata e këtij shpendi do vazhdojë të ulet.   FUND Ky kërkim shkencor u realizua në kuadër të projekteve të LIFE “The Return of the Neophron” (LIFE10 NAT/BG/000152) dhe “Egyptian Vulture New LIFE” (LIFE16 NAT/BG/000874, www.LifeNeophron.eu), të financuara nga Bashkimi Evropian, si dhe të ko-financuara nga fondacioni A. G. Leventis, BirdLife,  dhe projektet e GEF/UNDP mbi shpendët shtegtarë. Kërkimi u realizua nga Qendra e RSPB për Shkencën e Ruajtjes së Natyrës, Birdlife International, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, dhe organizatat partnere të shpërndara në 13 shtete.   Fotografitë: Fotografitë mund të gjenden në këtë link. Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi të kontaktoni: Vanessa Amaral-Rogers, [email protected]. 07506 144901 Artikulli i plotë mund të gjendet këtu.
Postime të ngjashme