Zydjon Vorpsi
Menaxher Projekti

Zydjoni punon pranë PPNEA-s si menaxher projekti. Aktualisht ai menaxhon projektin për ruajtjen dhe mbrojtjen e deltës së Vjosës nga zhvillimi i paqëndrueshëm urban. Interesat e tij kërkimore përfshijnë studimin dhe ruajtjen e shpendëve në Shqipëri pasi edhe koordinon projektin AF4, i cili përfshin rimëkëmbjen e popullatës së lejlekut në vendin tonë si dhe luftimin dhe reduktimin e vrasjeve të paligjshme të shpendëve.