6 fshatra (Zvezdë, Zëmblak, Burimas, Cangonj, Bitinikë, Alarup) nga 3 komuna në Qarkun e Korçës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së Ariut të Murrmë dhe  korridoret  ekologjike.

6 fshatra (Zvezdë, Zëmblak, Burimas, Cangonj, Bitinikë, Alarup) nga 3 komuna në Qarkun e Korçës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së Ariut të Murrmë dhe  korridoret  ekologjike.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është më i madhi nga llojet mishngrënëse që gjendet në zona pyjore malore që rrethojnë liqenin e Prespës. Renditet si lloj prioritar dhe ka vëmendje të veçantë për ruajtjen e tij në  Evropë, pasi përfshihet në Shtojcën e II-të dhe të IV-ët të  Direktivës së  BE-së për  Habitatet.

Javën e kaluar, nga e mërkura në të premte, ne vizituam 6 fshatra (Zvezdë, Zëmblak, Burimas, Cangonj,  Bitinikë,  Alarup) nga 3  komuna në Qarkun e  Korçës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së  Ariut të Murrmë dhe  korridoret  ekologjike.

Ne ndamë histori dhe rezultate, në  takimet e realizuara me banorët lokal dhe palët kryesore të interesuara. Informacioni për korridoret ekologjike ishte fokusi kryesor i takimit, e në të njëjtën kohë prezantuam arritjet nga  studimet e mëparshme dhe të vazhdueshme për ariun e murrmë në këtë zonë.

 Përmirësimi i menaxhimit dhe habitateve brenda korridoreve të përzgjedhura përmes veprimeve konkrete dhe përmirësimi i  infrastrukturës, ndihmon në zhvillimin e lidhjes miqësore mes  arinjëve  dhe njerëzve, për të kontribuar më tej në mbrojtjen e popullatës së ariut të murrmë.

Rritja e ndërgjegjësimit do të ndihmojë në mbrojtjen e këtij gjitari të veçantë.

Postime të ngjashme