Trajnimi mbi Survejimin e Dimensionit Human për Ruajtjen e Gjitarëve

Trajnimi mbi Survejimin e Dimensionit Human për Ruajtjen e Gjitarëve

Ruajtja e natyrës kërkon ngushtësisht përfshirjen e banorëve lokal, të cilët jetojnë në natyrë dhe me natyrën por gjithashtu kërkon një angazhim aktiv të të rinjve që jetojnë në vendin tonë.

Informacioni dhe përceptimi mbi jetën e egër i popullsisë që jeton pranë zonave natyrore, në të shumtën e rasteve është thelbësor për përcaktimin e aksionet që ne ndërmarrim për mbarëvajtjen e popullatave të jetës së egër.

Për këtë arsye, ditën e premte, PPNEA dhe bashkepunëtorët rajonal për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit trajnuan të rinj nga ShqipëriaKosova dhe Maqedonia e Veriut për implementimin e pyetësorit mbi Vlerësimin e Perceptimit Human. Në rastin konkret, ky vlerësim ka si qëllim marrjen e informacionit mbi bashkëjetësën e njeriut dhe gjitarëve të mëdhenj si rrëqebulli i Ballkanit, ariu i murrmë dhe ujku.


Krahas trajnimit për implementimin e këtij pyetësori, vullnetarët u motivuan edhe nga historiku i përpjekjeve më shumë se 16 vjecare, të partineritetit të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit, në ruajten e këtij lloji të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Postime të ngjashme