Vrasja dhe ekspozimi i 3 individëve të Rrëqebullit të Ballkanit për “zbukurimin” e restorantit në Elbasan, ngjarje e publikuar një javë më parë nga gazeta “Liberation”, ka ngjallur jo pak reagimin publik. Fatkeqësisht, edhe pas mediatizimit vendas dhe Europian, apatia e autoriteteve vazhdon, duke mos ndërmarrë ende asnjë masë për dënimin e përgjegjësve të këtij krimi mjedisor.
Tre Rrëqebujt e identifikuar në qytetin e Elbasanit përbëjnë 30% të popullatës aktuale të këtij lloji në Shqipëri. Duhet theksuar se Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është i rrezikuar në mënyrë kritike (CR), sipas Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).
Kjo çështje me rëndësi ndërkombëtare nuk mund te lihet e pazgjidhur. PPNEA I bën thirrje autoriteteve të prioritizojnë këtë situatë, në mënyrë që të evitohen raste të ngjashme dhe të respektohen dispozitat ligjore lidhur me të.
Shiko artikullin e mëposhtëm:
https://exit.al/en/2020/06/25/in-albania-the-balkans-last-lynxes-at-the-mercy-of-poaching/