Sfidat natyrore kërkojnë qasje ndër-disiplinare, vlerësim të situatave nga më tepër se një lente, të cilat na shërbejnë për të identifikuar pikat tona të forta e të dobëta, mjetet që kemi në dispozicion, pengesat që mund të hasim gjatë rrugës, si dhe mënyrat më efikase / efiçente për të sjellë ndryshimin.
Ekipi ynë i mëshon rritjes së vazhdueshme të kapaciteteve institucionale për të qenë sa më të fortë në adresimin e kërcënimeve ndaj natyrës së mrekullueshme të Shqipërisë. Për këtë arsye, jemi të lumtur t’ju informojmë mbi arritjen tonë më të fundit:
Bledi Hoxha, Klaudja Koçi dhe Xhemal Xherri, tre anëtarë të stafit të PPNEA, janë pranuar në programe prestigjoze lidershipi natyror, si Akademia e fondacionit MAVA dhe Sky Blue. Këto programe stimulojnë lidershipin përtej autoritetit apo zhvillimin e inteligjencës kulturore në zgjidhjen e problematikave.
Për tu informuar më tepër mbi programet në fjalë, lexoni këto materiale:
Klaudja Koçi – Project Manager “PrespaNet (PPNEA)”
Xhemal Xherri – Project Manager “Land of Eagles and Castles”
Bledi Hoxha – Project Manager “Balkan Lynx Recovery Programme”