Natura 2000 është rrjeti më i madh i koordinuar i zonave të mbrojtura në të gjithë botën. Nëpërmjet këtij rrjeti Evropa ruan vendet e folezimit e të strehimit të llojeve të rrezikuar, si dhe habitate të rralla e të veçanta.
Ekipi ynë organizoi një trajnim në brendësi të Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta me qëllim prezantimin e qasjeve të pilotuara të rrjetit Natura 2000 në Shqipëri. Nëpërmjet ketij aktiviteti shoqatat dhe aktorët lokal u njohën me iniciativat ndëkombëtare të Bashkimit Evropian, duke marrë si shembull aksionet e pilotuara të strategjisë për ruajtjen e biodiversitetit. Gjithashtu, një tjetër prezantim u fokusua në domosdoshmërinë e ndjekjes së Direktivës Evropiane të Shpendëve për implementimin cilësor të rrjetit Natura 2000 në Kompleksin Nartë – Pishë – Poro.
Ekipi ynë falenderon stafin e AdZM Fier and Vlorë për mbështetjen e dhënë gjatë organizimit të këtij aktiviteti informues për aktorët lokal.
Ky trajnim u mbështet nga Bashkimi Evropian dhe fondacioni Euronatur.
© PPNEA
© PPNEA