Keni dëgjuar më parë për termin Korridore Ekologjike?

Keni dëgjuar më parë për termin Korridore Ekologjike?
Ky koncept i referohet ndërlidhjes së habitateve, zonave të mbrojtura, apo edhe ekosistemeve në shkallë të gjerë, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e proceseve natyrore dhe evitimi i fragmentimit të natyrës.
 
Pavarësisht se zonat e mbrojtura në Shqipëri mbulojnë rreth 17% të territorit të vendit, ato janë të izoluara nga njëra-tjetra, duke limituar ndërlidhjen e habitateve dhe shërbimet e ekosistemit.
 
Ndiqni këtë video të prodhuar nga rrjeti rajonal i organizatave mjedisore #BioNet mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike dhe hapat që duhen ndërmarrë për ruajtjen e tyre.
 
 
Postime të ngjashme