Nis procesi i unazimit të shpendëve në liqenin e Prespës së Vogël

Nis procesi i unazimit të shpendëve në liqenin e Prespës së Vogël
Ekipi ynë i studimit të shpendëve organizoi javën e kaluar një kamp dy-ditor unazimi në liqenin e Prespës së Vogël.
 
Synimi kryesor i këtij aktiviteti ishte pilotimi i zhvillimit të një kampi akoma më të gjerë unazimi në këtë zonë, duke vlerësuar praninë e shpendëve shtegtarë gjatë kësaj periudhe.
 
Prespa i përmbushi pritshmëritë tona. Në një hark kohor prej dy ditësh, ekipi ynë arriti të unazojë disa lloje shtegtare dhe residente, ku ndër të tjerë mund të përmendim bilbilthin e zhukës (Acrocephalus schoenobaenus) dhe bilbilthin kokëzi (Sylvia atricapilla).
 
Unazimi i shpendëve në liqenet e Prespës sapo ka filluar. Na ndiqni!
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *