Brezi i gjelbër evropian përbën një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të kontinentit Evropian. Ajo që më parë konsiderohej si “perdja e hekurt” që ndante Evropën Perëndimore nga ajo Lindore, në ditët e sotme është një trashëgimi natyrore që i bashkon njerëzit me vlerat e pasura të biodiversitetit.
Për ta festuar këtë ditë ashtu si duhet, ekipi ynë, së bashku me organizatën FINCH, ditën e dielë, datë 19 Shtator, do të organizojnë një panair dhe festë lokale në fshatin Shishtavec.
PPNEA fton të gjithë banorët e rrethinave të Kukësit të bëhen pjesë e këtij aktiviteti, si dhe kushdo që dëshiron të vizitojë këtë fshat të ndodhur midis livadheve kodrinore.
Festoni me ne ditën e Brezit të Gjelbër Evropian!
Gjeni në axhendë aktivitetet e parashikuara, ju presim!