Përhapja e fenomenit të helmimit në zonat rurale të Shqipërisë

Përhapja e fenomenit të helmimit në zonat rurale të Shqipërisë
Rrëziqet ndaj jetës së egër janë të shumta, disa prej tyre janë të prekshme e të matshme, ndërkohë që disa të tjera janë gati të padukshme, siç është edhe praktika e helmimit. Jeta e egër dhe sidomos shkabat janë prekur e vazhdojnë të preken nga ky fenomen, që fatkeqësisht, ushtrohet në mënyrë sistematike në zonat rurale e malore të Shqipërisë.
 
Ekipi ynë, në kuadër të hulumtimit të këtij fenomeni, organizoi një ekspeditë dy ditore në fshatrat e Delvinës ku u intervistuan një numër i konsiderueshëm i barinjve të zonës. Nëpërmjet këtij procesi ne arritëm të thellojmë akoma më tej njohuritë rreth praktikës së helmimit dhe arsyeve të cilat qëndrojnë pas përdorimit të tij të gjerë në rajon.
 
© PPNEA
 
© R. Moberg
 
© PPNEA
 
© R. Moberg
 
© PPNEA
Postime të ngjashme